“Pësuam Gola Të Kotë”, Klopp: City Nuk Fal Në Fushë, Janë Një Skuadër Fantastike
Autori: Gazeta inFokus
11:04 | 23 December 2022
Liverpool detyrohet t’i japë lamtumirën Carabao Cup në fazën e 1/8-tave teksa The Reds u mposhtën në sfidën ndaj Manchester City me rezultatin 3-2. Pas ndeshjes, trajneri i The Reds, Jurgen Klopp theksoi se të tijtë e nisën keq takimin dhe kjo ndikoi në besimin e lojtarëve në fushë ndërsa nuk harroi t’i japë meritat edhe kundërshtarit për të cilët tha se janë një super skuadër.
“15 minutat e para ishin shumë të vështira, luajtëm me një formacion të cilin nuk e kishim të praktikuar. Shihej qartë që kishte ende nevojë për përshtatje, më pas kur ishim më kompaktë patëm momente të mira. City është një super skuadër dhe në fushë nuk të falin asgjë. Por, e theksoj se fillimi ishte i vështirë, për shkak të 15 minutat e para humbëm edhe besimin në fushë.
Më pas pësuam menjëherë në pjesën e dytë, por ajo që dua të them është se pësuam gola të kotë. Në golin e tretë ne thjesht po shihnim topin derisa të mbërrinte te Ake që shënoi më pas, aty nuk ishte askush për të mbuluar edhe pse dy lojtarë të City-t ishin të vetëm. Por, tashmë është një rezultat që duhet ta pranojmë”, u shpreh Klopp.

T� tjera
-
Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të ...
-
‘Studentët’ reagojnë për ligjin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me gjuhë fyese ndaj Kosovës – përmendin garancitë e Ahtisaarit
Lëvizja Studentore e Serbisë që ka fituar zgjedhjet parlajemntare, ka reaguar...
-
Nëntori i gjen bashkë, Kurti me Kasamin e Mexhitin diskutojnë projektet e përbashkëta
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka mirëpritur në takim kryeministrin e Koso...
-
“Foto e ditës”, Rama në mesin e figurave kryesore të Kongresit të Manastirit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një foto të veçantë në Ditën e A...
-
“Bërtet kapeni hajnin, por vetë është hajni”, Ukshini godet BE-në për Gjykatën Speciale
Historiani Sylë Ukshini e ka cilësuar si hajdute Bashkimin Evropian. Kjo p...
-
E djathta britanike distancohet nga Trump pasi e quajti Putinin “mik”
Zëvendëslideri i Reform UK e quan udhëheqësin rus “një diktator vrasës”, pasi...
-
Macron paralajmëron për një nivel të ri agresioni të Rusisë në Europë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për një nivel të ri a...
-
Paralajmërohen gjoba për qarkullim jashtë rrugëve të lejuara në Bjeshkët e Nemuna
Inspektorati i Natyrës, në bashkëpunim me rojet e natyrës të Drejtorisë Admin...
-
Arrestohet një person në Gjilan, Prokuroria: Mblodhi afro 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia
Një person me inicialet E.A. është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:00 në Gjila...
-
U mbajt për herë të parë në Kosovë, përmbyllet me sukses “European Defense Tech Hackathon”
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se pas tre ditësh me ak...
-
Imami kosovar kundër lojës virale GTA 6: Është haram!
Imami kosovar, Labinot Maliqi ka kritikuar lojën më virale të momentit, GTA 6...
-
Greva në Belgjikë, nesër pritet të ketë ndërprerje të fluturimeve
Një protestë kombëtare e organizuar nga tri sindikatat kryesore në Belgjikë p...

































