Kuzhina

Peshk në furrë me djathë dhe borzilok

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 16 July 2017

Për të gjithë ata që e diela i ka gjetur në shtëpi dhe jo në plazh, Living ju sjell peshkun direkt nga deti në tiganin tuaj.

Edhe pse në recetën e sotme do t’ju sjellim një version të peshkut në furrë nga shefi i njohur, Gordon Ramsey.

Përbërësit për 4 persona: 4 levrekë ose peshk tjetër sipas dëshirës, bukë e thekur e grirë, djathë Parmigiano i grirë, kripë-piper sipas nevojës, borzilok, pomodorini (domate qershi), vaj ulliri dhe hudhër.
Përgatitja: Ndezim furrën me 180°C. Në një tigan ngrohim 2-3 lugë vaj ulliri me një thelb hudhër. Sapo vaji të jetë nxehur, shtojmë domatet të ndara në mes dhe i skuqim dhe këto për 2-3 minuta me flakë të lartë. I kriposim dhe i lëmë mënjanë.

-Advertisement-

Në një tas përziejmë djathin e grirë, bukën e thekur të grirë duke pasur parasysh që për dy lugë bukë të thekur do të hedhim 1 lugë djathë të grirë. Shtojmë borzilok të freskët të copëtuar me dorë, 2-3 lugë vaj ulliri dhe i përziejmë mirë me dorë. Mbulojmë me to filetat e peshkut, të cilat i kemi vënë në tavë të lyer me vaj ulliri ose me letër furre dhe i kemi rregulluar më parë për kripë e piper. I pjekim në furrë për 30/35 minuta ose derisa të kenë marrë ngjyrë. I shërbejmë të vakëta me domatet e skuqura. Ju bëftë mirë ! Living

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera