Pesë vjet pa Adem Demaçin, Kurti bën homazhe te varri i tij: Figurë e jashtëzakonshme dhe unike e kombit shqiptarë
Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 26 July 2023
Kryeministri i vendit, Albin Kurti bashk me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot kanë bërë homazhe te varri i veprimtarit dhe intelektualit, Adem Demaçi.
Kurti pas homazheve në një prononcim për media ka thënë se Adem Demaçi është figurë e jashtëzakonshme dhe unike e kombit shqiptarë.
Ai tha se jeta dhe vepra e Demaçit i mbush me përgjegjësi dhe vetëbesim.
“Vendosëm lule të freskët dhe bëmë nderime te varri Adem Ademaçit, bashk me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, në përkujtim të një figure të jashtëzakonshme dhe unike të kombit shqiptarë. Sot u bën pesë vjet që baca Adem shkoi në amshim. Jeta dhe vepra e Ademit na mbushin me përgjegjësi dhe vetëbesim”, ka thënë Kurti.
Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se baca Adem është një nga figurat më të rëndësishme të kombit shqiptarë.
Konjufca tutje u shpreh se Demaçi ka qenë në krye të proceseve më të rëndësishme të kombit.
“Një nga figurat më të rëndësishme të kombit shqiptarë…Për shkak të respektit që e kishim e thërrisnim baci Adem. Pas luftës së dytë botërore ka qenë një nga figurat më të rëndësishme, pasi ka ditur t’i artikulojë të drejtat më të rëndësishme të kombit shqiptarë. Ai ka qenë në krye të proceseve më të rëndësishme të kombit tonë. Duke filluar prej viteve 50 kur u burgos për herë të parë e deri më 1998…Ka lënë gjurmë të pashlyeshme tek ne”, ka thënë Konjufca.
Ndryshe, sot bëhen pesë vjet që kur ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës.
Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës Demaçi, u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë.
Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera të Jugosllavisë.
Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai quhet edhe Nelson Mandela i Evropës, përcjell Telegrafi.
Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995.
Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998/1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së.
Ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007).
Sot, njerëzit e rezistencës kombëtare identifikohen me emrin e Adem Demaçit, sepse ai me punën e tij dhe me veprën e tij, u bë simbol i unifikimit për ruajtjen e kombin shqiptarë, mbi pesë dekada.
Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, është një personalitet i përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia jonë kombëtare.
Ai ka shkruar romanin “Gjarpijt e Gjakut” i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist. Ai e pa dritën vetëm pas viteve nëntëdhjeta.
Të tjera
-
Reduktimet me rrymë, Syla: Dejona dhe Martin, meqë ka rrymë në veri, a po paguhet ajo?
Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka r...
-
Pamje të rënda | Publikohen pamje të pasagjerëve pak minuta para rrëzimit të avionit në Kazakistan
Një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale ka zbuluar momentet e fundit të...
-
Mbesin pa ujë dy fshatra të Vushtrrisë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se fshatrat Bajskë d...
-
Lista Serbe fiton rastin në PZAP për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur ditë më parë nuk ...
-
Bajrami i reagon Muratit që iu tha qytetarëve se mund t’i refuzojnë 100 eurot e ndara për pensionistë e fëmijë: Ke mbledh taksa, s’është buxheti yt
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hek...
-
Parandalohet një rast i kontrabandës në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Njësitet e Task Forcës – Lindje, në bashkëpunim me Doganën dhe Policinë e...
-
U raportua se Simiqi u sụlmua në veri, Elshani: Sipas informatave u lëndua nga një gotë e thyer
Gjatë ditës në media u raportua se anëtari i Listës Serbe, Igor Simiq, ës...
-
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund lụftës në Ukrainë
Papa Françesku bëri thirrje sot për bisedime mes Ukrainës dhe Rusisë për t’i ...
-
Reduktimet e rrymës, Tahiri i reagon Ministrisë: Qytetarëve po u propozohet që të shtojnë konsumin gjatë tarifës së shtrenjtë
Besnik Tahiri, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka rea...
-
Ministria e Financave mundëson heqjen vullnetare të atyre që s’duan t’i marrin 100 eurot e fundvitit
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se ata që nuk duan të p...
-
Autobusi del nga rruga në magjistralen Prishtinë-Pejë
Një autobus ka dalur nga rruga në magjistralen Prishtinë-Pejë. Ende nuk di...
-
Kushtetuesja e Speciales hedh poshtë ankesën e Thaçit për shkeljen e të drejtave themelore
Gjykata Kushtetuese e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka hudhur posht...