Sport

Pesë vite nga aksidenti, kjo është gjendja e Schumacherit

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 13 November 2018

Kanë kaluar pesë vite nga aksidenti i tmerrshëm i Michael Schumacher.

Michael Schumacher kishte pësuar lëndim gjatë skijimit në vitin 2013, duke pësuar lëndime në tru, e që gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.

Legjenda e Formula 1 ka pësuar lëndime në tru, ku ka bërë që ai të qëndroj në kom për kohën më të gjatë.

-Advertisement-

Gruaja e Michael Schumacher, Corinna, ka thënë se ai nuk po dorëzohet edhe pse janë kohë të vështira për familjen.

“Ndihem mirë kur marr kaq shumë urime dhe fjalë të mira që mbështesin familjen tonë. Ne të gjithë e dimë që Michael është një luftëtar dhe nuk do të dorëzohet”, ka thënë 49-vjeçarja.

“Do doja të të falënderoj sinqerisht për mesazhin dhe dhuratën e këndshme që do na ndihmojë ta kalojmë këtë kohë të vështirë”, ka shtuar më tej Corinna.

Kujtojmë se Michael Schumacher gjatë karrierës së tij në Formula 1 ka arritur të fitoj shtatë tituj të kampionit të botës dhe numrin më të madh të garave të fituar, gjithsej 91.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera