Sport

Pesë udhëzimet e Zidane për lojtarët e tij në Paris

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 06 March 2018

Ndeshja e kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint Germain do të zhvillohet sonte në mbrëmje dhe Zinedine Zidane ka gati pesë hapat që skuadra e tij duhet ti përmbush  në përballjen e sontme, shkruan infokusi.

Skuadra është gati 100 për qind

Francezi  ka zbuluar synimet e tij lidhur me formacionin fillestar të lojës dhe është gati për këtë sfidë. Toni Kroos dhe Luka Modric janë kthyer nga lëndimet, BBC janë poashtu gati për ta kompletur formacionin e Zidane.

-Advertisement-

 Ne duhet të bëjmë më shumë me formën e mirë të Cristiano Ronaldos

Los Blancos kanë nevojë për lojtarin më të rrezikshëm dhe shokët e skuadrës  duhet të shfrytëzojnë këtë për të përfituar nga CR7 në këtë takim.

Mund të jetë 90 minuta ose më shumë

Cilësia e kundërshtarit është e lartë ne duhet të përgatitemi për një 90-të minutësh të fortë.

 Ne duhet  të luajm futboll

Francezi ka insistuar se skuadra e tij duhet të luaj futboll dhe jo të merret me gjërat e tjera për rreth stadiumit.

Ju tashmë e dini se çfarë është një atmosferë armiqësore

Zidane nuk është i shqetësuar për presionin që do të sjellin  tifozët e PSG-së. Los Blancos janë të-mësuar me këto atmosfera. Ne kemi vizituar stadiume të tilla si Borussia Dortmund, Bayern Munich, Juventus, Napoli dhe Atletico Madrid në të kaluarën. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera