Lajme

Pesë “të arriturat e javës”, sipas Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 13 December 2022

Qeveria e Kosovës e ka bërë zakon që të publikojë “të arriturat javore”, të njëjtën e ka vazhduar edhe gjatë kësaj jave.

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë, ka përmendur marrëveshjen 100 milionë euro si grant nga Bashkimi Evropian dhe Gjermania për trajtimin e ujërave të zeza.

Po ashtu ka përmendur edhe dy marrëveshje të tjera.

-Advertisement-

Po ashtu e ka konsideruar sukses edhe miratimin e projektligjit për Zyrtarët Publikë në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu ekzekutivi të arritur e ka cilësua edhe dhënien e shtesave për fëmijë që tani do t’i marrin edhe ata që kanë lindur pas vitit 2009.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera