Pesë shpërthime në veri – një qytetar serb i lënduar

Autori: Gazeta inFokus
18:31 | 06 December 2022
Vetëm gjatë të martës, në Zubin Potok e në veri të Mitrovicës kanë ndodhur 5 shpërthime.
Siç raporton Kanal10, komuna e Zubin Potokut ishte cak i tri shëprthimeve, derisa dy tjera kanë ndodhur në veri të Mitrovicës.
Siç merr vesh Kanal10, nga këto shpërthime është lënduar një qytetar i komunitetit serb, i cili edhe ishte raksist në veri të qytetit.
“Tri shpërthime kanë ndodhur në komunën e Zubin Potokut, dhe dy të tjera në verI të Mitrovicës. Është raportuar se këto shpërthime kanë ndodhur derisa zyrtarët komunal të Zubin Potokut ishin duke hyrë në objektin e komunës, dhe gjatë atij moment kishin ndodhur shpërthimet. Paraprakisht, këta të fundit kishin tentuar të hyjnë por një gjë e tillë u ishte pamundësuar për shkak të incidenteve që ishin shkaktuar nga protestuesit serb”, tha gazetarja e Kanal 10.
Ajo ka shtuar se deri më tani, Policia e Kosovës ende s’ka konfirmuar për persona të lënduar nga këto shëprthime.“Në veri të Mitrovicës kanë ndodhur tri shpërthime, në tri ndërtesa siç njihen këtu “Tri rrokaqjejet”, këtë lajm për kanal10 e kanë konfirmuar nga policia e Kosovës ku kanë thënë se gjatë këtyre incidenteve s’ka ndonjë person të lënduar. Kanal10 merr vesh se nga këto incidente të shkaktuara, ka mbetur i lënduar një taksist i komunitetit serb, dhe i njëjti ka marrë tjeratim mjekësor” tha ajo.
Derisa Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se zyrtarë komunal të Zgjedhjeve dhe zyrtarë policor janë sulmuar me shok bomba dhe të shtëna me armë pasditen e së martës në Zubin Potok.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se ata janë sulmuar nga disa persona të maskuar.
Ndërkaq ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka filluar hetimet lidhur me këto sulme.
“Nga grupe të organizuara me disa individë prej tyre të maskuar, Zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve dhe zyrtarët policor janë sulmuar me shok bomba dhe të shtëna në ajër, për të ndaluar ushtrimin e detyrës së tyre zyrtare.
Sulme të tilla si ky sot me qëllim të bllokimit të procesit zgjedhor janë të papranueshme. Organizimi i zgjedhjeve është obligim kushtetues ndërsa pjesëmarrja në to është e drejtë e qytetarëve që nuk mund të cënohet nga askush”, ka shkruar ministri Sveçla.

Të tjera
-
Arrestohet hajni i biçikletave në Mitrovicë
Policia ka arritur të arrestojë hajnin e biçikletave në Mitrovicë. Sipas n...
-
Kryeministri Kurti mori pjesë në Akademinë Përkujtimore në 40-vjetorin e rënies së heroit Zijah Shemsiu
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Ak...
-
Prokuroria e Posaçme i komunikon një akuzë të re Ajola Xoxës
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ë...
-
Incident në Kinë, roboti sulmon punëtorët në një fabrikë
Një video nga një fabrikë në Kinë, që tregon një robot humanoid duke sulmuar ...
-
Deliu: Gazetari që flet me zë të lirë – sulmohet, raporti që tregon të vërtetën – mohohet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar pas sulme...
-
Ushtarët italianë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje taktike për përballimin e trazirave në Kosovë
Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndim (Regional Command West) të mi...
-
Mehmetaj: Rrenë e madhe që Prokuroria e sulmon Kurtin, VV-ja ka shri rrënjë
Gazetari Lirim Mehmetaj ka deklaruar se Lëvizjes Vetëvendosje, që mbajti push...
-
Vendos KGJK: Paditë kundër Kuvendit për pagat në sektorin publik do të regjistrohen vetëm fizikisht
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka marrë vendim që të gjitha paditë e usht...
-
Përplasje mes të miturve në Podujevë – 8 persona shoqërohen në Polici, dyshohet për të lënduar
Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale ...
-
Ganimete Musliu reagon ndaj letrës së Kurtit: Ai ka frikë nga PDK-ja, aty s’ka fjalë por vepra
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar...
-
Aksident mes autobusit, dy furgonave dhe një kamionete në magjistralen Ferizaj-Gjilan, Policia jep detaje
Një autobus, një kamionetë dhe dy furgonë janë përfshirë në një aksident traf...
-
Festë në shtëpinë e Lumir Abdixhikut
Sot është ditë shumë e veçantë për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Va...