Lajme

Presidentja Osmani pas vizitës në Brunei: Një raport i ndërtuar mbi respekt e besim reciprok

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 05 May 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vizitës së saj zyrtare në Shtetin e Bruneit, ku u prit me nderime të larta nga Madhëria e Tij, Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah, raporton Gazeta Sinjali.

Në një postim publik, Osmani e ka cilësuar këtë vizitë si “një vizitë historike”, duke theksuar se është ndërtuar “një raport i bazuar në respekt e besim reciprok” mes dy shteteve.

“Një e ardhme e ndritur e potencial i jashtëzakonshëm për bashkëpunim!”, ka shkruar Presidentja, duke falënderuar Sulltanin për mikpritjen dhe nderimin që iu bë Republikës së Kosovës gjatë vizitës.

-Advertisement-

Në kuadër të kësaj vizite, Shteti i Bruneit ka marrë vendimin që të heqë regjimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, duke e forcuar edhe më tej miqësinë mes dy vendeve dhe duke hapur rrugë për lëvizje të lirë, shkëmbime diplomatike, ekonomike dhe kulturore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera