Pesë shkarkime radhazi, a ështe më “Special” Jose Mourinho!
Autori: Gazeta inFokus
10:53 | 16 January 2024
Një Champions i fituar në mënyrë surprizë me Porton në sezonin 2003-2004, dy tituj kampionë radhazi me Chelsean në Angli dhe Tripleta e famshme me Interin në 2010-ën. Ishin këto sukseset që katapultuan Jose Mourinhon mes trajnerëve më të mirë dhe e bënë ashtu siç ai preferonte të vetëquhej, “Special One”.
Megjithatë periudha pas 2010-ës nuk solli të njëjtat konfirmime për portugezin, që është shkarkuar nga të pesë klubet që ka drejtuar në 14 vitet e fundit. I pari që i tregoi derën ishte Reali i Madridit, që vendosi të mos respektojë kontratën e vlefshme deri në 2016-ën dh eta shkarkojë portugezin në qershor të 2013-ës, pas përplasjeve të Mourinhos me senatorë si Casillas e Sergio Ramos.
Megjithatë asokohe portugezi qëndroi shumë pak pa punë, pasi nisi sezonin e ri menjëherë në pankinën e Chelsea-t, ku u rikthye vrullshëm dhe udhëhoqi skaudrën drejt triumfit në Premier League. Edhe aventura e dytë te londinezët përfundoi me shkarkim, pasi më 17 dhjetor të 2015-ës Abramopvich vendosi t’i japë duart portugezit.
Vetëm 6 muaj pushim dhe Mourinhos iu besua ringritja e Manchester UNited, një tjetër mission në të cilin protugezi dështoi. Shumë tensione një EFL Cup, një FA Cup dhe nëj Europa League e fituar, që fgjithsesi nuk shërbyen për Mourinhon, i cili u shkarkua më 18 dhjetor të 2018-ës.
Thuajse një vit më vonë, tekniku luzitan u rikthye në Londër, por këtë herë te Tottenham, në një aventurë që zgjati për thuajse 18 muaj, pasi u shkarkua në Prill të 2021-shit, duke mos fituar asgjë dhe kjo padyshim mund të cilësohet eksperienca më e vështirë e tij.
Në verën e 2021-shit portugezi u rikthye në Serinë A, aty ku vbëri historinë me Interin, por këtë herë për të drejtuar Romën. Impakti ishte i jashtëzakonshëm, me portugezin që riktheu entuziazmin në tribuna edhomat e zhveshjes dhe verdhekuqtë që u rikthyen të fitojnë trofe pas shumë vitesh, pasi triumfuan në finalen e Conference League në Tiranë me rezultatin 1-0 ndaj Feyenoord.
Një vit më vonë, një tjetër finale Europiane, këtë herë në Europa League, por e humbur ndaj Sevillas dhe më pas shumë tension e polemika.
Sezoni aktual ishte e edhe i fundit në kontratë mes Romës dhe Mourinhos, por rezultatet negative dhe kompromentimi i objektivave, bëri që drejtuesit ta shkarkojnë pikërisht të hënën e 16 janarit, për të provuar të shkundin disi ambientin për pjesën e mbetur të sezonit.
Plot pesë shkarkime radhazi për Jose Mourinhon, që nuk fiton një trofe të rëndësishëm (kampionat apo Champions) që prej vitit 2016, sigurisht që nuk janë një CV e mirë, megjithatë portugezi mbetet ende një ‘mall i kërkuar’ në treg, sidomos në atë arab.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Bruksel, në Konferencën Botërore për e-Parlamentin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të udhëtojë të hënën dre...
-
Akuza për falsifikim dokumentesh, rasti i Luiz Ejllit shqyrtohet në Gjykatën e Lartë në Tiranë më 24 nëntor
Edhe pse një vit më parë u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit, fati ligj...
-
Konjufca në Konferencën e Frankofonisë: Kosova synon anëtarësimin e plotë
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Ko...
-
Prokuroria kërkon edhe 6 vjet burg për Hashim Thaçin – të martën vendimi i ri në Hagë, mbrojtja kërkon pafajësi
Hashim Thaçi do të përballet të martën, më 17 nëntor, me një tjetër aktgjykim...
-
I dërguari i Francës për rajonin: Europa u vonua shumë me Ballkanin, ka 20 vjet që pret integrimin në BE
Europa nuk mund ta mbajë më Ballkanin Perëndimor në pritje për anëtarësimin n...
-
Një 47-vjeçar nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Mal të Zi
Një shtetas i Kosovës, i moshës 47-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një a...
-
Hoti: Kam përshtypjen që në kabinetin e Kurtit kryejnë ndonjë trajnim për të mashtruar publikun
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka ironizuar ndërsa ka komentuar projektet e p...
-
Çështja e Apelit, Hoxha: Terreni kryesor i betejës diplomatike për Hagën është në Bruksel
Profesori Abit Hoxha ka folur për çështjen e Apelit për ish-krerët e UÇK-së n...
-
Sveçla për aksionin “Heshtja”: Lufta kundër grupeve kriminale do të jetë e pandalshme
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përshëndetur aksionin e për...
-
Rama takon presidentin gjerman, vlerëson mbështetjen e Berlinit për Kosovën
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka takuar president...
-
Ndihmësi i kryeministrit kapet duke përdorur ChatGPT për t’ia shkruar fjalimin, shpërthejnë polemikat në Britani
Një ndihmës i kryeministrit britanik Andy Burnham është fotografuar duke përd...
-
Vuçiq: Unë e familjarët e mi prej vitesh s’mund të hyjmë në Kosovë pa lejen e Kurtit
Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se prej vitesh nuk ...
































