Lajme

Pesë persona dhunojnë një femër në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 29 August 2022

Një grua nga Prishtina ka njoftuar policinë se pesë persona e kanë dhunuar, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të shtunën e ku pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pesë persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Rasti në procedurë hetimore./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera