Pesë partitë e Hydajet Hysenit
Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 17 December 2017
Hydajet Hyseni po e udhëheq organin më të lartë në Partinë e Albin Kurtit, Këshillin e Përgjithshëm. Ish-deputeti i PDK’së kaloi në Vetëvendosje pasi prishi punët me Hashim Thaçin. Por, PDK e VV nuk janë partitë e vetme të Hysenit. Ai ka ndërruar pesë të tilla.
Hydajet Hyseni, njëri prej njerëzve kryesorë, sot, në Lëvizjen Vetëvendosje, ka shëtitur në pesë parti të ndryshme, gjatë karrierës së tij politike.
Si ish-i burgosur politik, Hyseni fillimisht kishte qenë themelues i Organizatës Marksiste-Leniniste bashkë me disa zyrtarë tjerë aktualë në VV e PDK.
Kur ishte themeluar LDK, Hyseni, bashkë me një pjesë të kolegëve të tij, gjithashtu ish-të burgosur, kishin hyrë në LDK, porse ishin larguar pasi Ibrahim Rugova ishte distancuar prej tyre, edhe me ndihmën e ndërkombëtareve.
Hyseni kishte vazhduar karrierën politike në Lëvizjen për Bashkim Demokratik të Rexhep Qosjes, duke mbajtur pozitën e nënkryetarit.
Pasluftës, Hyseni pati hyrë në PDK, duke marrë pozitën e anëtarit të Kryesisë. Me këtë parti ai u bë edhe deputet.
Por, pasi ishte prishur me Hashim Thaçin, Hyseni kishte vendosur të hynte në Partinë e Albin Kurtit. Edhe kjo parti i ka dhënë pozitë të rëndësishme, duke e bërë Kryetar të Këshillit të Përgjithshëm të Partisë.
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...