Sport

Pesë lojtarët e Bayernit që ia bënë kurthën Ancelottit

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 29 September 2017

Carlo Ancelotti tashmë i përket të kaluarës te Bayerni. Por, dilema ka lindur se kush ishte më meritori për largimin e tij. Mediat gjermane po i përmendin pesë emra që ndikuan indirekt në largimin e tij.

Arien Robben e Frank Ribery janë dy lojtarët kryesorë që kanë prishur atmosferën te Bayerni. Se Robben nuk e deshti Ancelottin tregoi edhe deklarata e tij pas shkarkimit të tij.

“Nëse të gjithë e mbështetën atë, unë nuk do të përgjigjem për këtë” ka thënë Robben.

-Advertisement-

Ribery në disa raste i kishte reaguar Ancelottit duke bërë gjeste pasi ai e zëvëndësonte. Minutazha e Thomas Muller ka bërë që edhe gjermani vazhdimisht të jetë kundër trajnerit italian, transmeton Indeksonline.

Ai nuk arrinte të fshihte pakënaqësinë në fushë dhe në bankën rezervë.

Boateng nuk u ftua fare për ndeshjen ndaj PSG-së dhe për këtë mbrojtësi me pasaportë gjermane i ishte bashkuar rebelëve të Bayernit.

Lewandowski po përmendet poashtu si ylli i pakënaqur pasi doli në fillim të sezonit me një deklaratë ku shfaqi pakënaqësinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera