Sport

Pesë kampionatet që kanë shpenzuar më së shumti, prinë Liga Premier (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 01 September 2017

Afati kalimtar veror për futbollistë ka përfunduar në kampionatet kryesore evropiane.

Skuadrat e vetme që do të kenë mundësi të shpenzojnë ende nga pesë kampionatet kryesor evropiane janë ato spanjolle, pasi afati kalimtar në Spanjë përfundon sonte pas mesnate.

Kampionati anglez, Liga Premier ka shpenzuar më së shumti para dhe kësisoj ndodhet në krye të listës.

-Advertisement-

Skuadrat nga Liga Premier kanë shpenzuar 1,340,000,000 funte për transferimin e lojtarëve.

Ndërkohë në pozitën e dytë ka përfunduar Serie A italiane falë shpenzimeve të mëdha nga Milan, Juventus e Roma.

Ekipet italiane kanë shpenzuar 738,790,000 funte për transferimin e futbollistëve.

Në pozitën e tretë ndodhet Ligue 1 falë edhe transferimit më të shtrenjtë në histori të futbollit Neymar që iu bashkua PSG-së për 222 milionë euro nga Barcelona.

Të gjitha skuadrat e Ligue 1 kanë shpenzuar 591,000,000 funte.

Pozita e katërt i takon kampionatit gjerman Bundesliga, ku skuadrat e këtij shtetit kanë shpenzuar 510,750,000 funte.

Ndërkohë La Liga ka mbetur në pozitën e pestë 498,240,000 funte por kjo shumë mund të ngritët më shumë në rast se gjatë ditës së sotme shpenzojnë skuadrat spanjolle. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera