Fun & Video

Pesë ide të thjeshta për të festuar bukur Vitin e Ri

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 11 December 2017

Të gjithë e dimë që Krishtlindjet dhe Viti i Ri janë një kohë speciale që zakonisht festohet me familjen dhe miqtë, por nuk ke pse ndihesh keq nëse në këtë periudhë festive nuk ke asnjë njeri që do të festojë me ty.

Më poshtë ka disa ide se si mund t’i kalosh festat edhe vetëm.

Libra dhe filma
Është e vërtetë që të lexosh libra dhe të shohësh filma nëse je vetëm gjatë festave mund të të sjellë një gjendje pozitive. Shiko disa filma specifikë Krishtlindjesh ose edhe libra tërheqës që të mbajnë gjatë gjithë kësaj kohe të lidhur pas leximit.

-Advertisement-

Dekoro shtëpinë
Askush nuk duhet të jetë i mërzitur gjatë kësaj periudhe të vitit dhe natyrisht, ti nuk je përjashtim. Përpiqu që këtë periudhë ta bësh më të këndshme dhe merru vetë me dekorin e shtëpisë. Vendos një pemë të vogël dhe fillo dekoroje me të gjithë aksesorët; yje, lodra, tullumbace, drita etj. Dekori i pemës dhe dritat do të të ndihmojnë ta ndiesh veten më ngrohtë, por do të të krijojnë edhe gjendjen e shtëpisë së mbushur.

Udhëtim
Kur e di që do të jesh vetëm për festa, mendo se si mund ta organizosh ditën pa e pasur aspak problem këtë gjë. Një udhëtim i shkurtër do të ishte ide mjaft e mirë. Një vizitë jashtë qytetit ku jeton do të bënte shumë mirë.

Bëj ëmbëlsira
Nuk është shumë e rëndësishme të jesh profesionist në kuzhinë për të festuar vetëm. Nëse kënaqesh duke lexuar receta dhe duke i praktikuar ato, kjo është një mënyrë e mirë për të mësuar gjëra të reja. Nëse nuk del e përkryer, nuk është problem. Askush nuk do ta kuptojë që nuk je gjë në kuzhinë.

Kënaqe veten
Krishtlindjet dhe Viti i Ri nuk janë vetëm një periudhë gjatë së cilës jepen dhurata për njerëzit e afërt duke i bërë ata të lumtur dhe duke sakrifikuar pak nga vetja. Pse duhet t’i heqësh vetes mundësinë e një kënaqësie të tillë? Pra, të blesh dhuratën që do: një verë e vjetër, një restorant luksoz, një trajtim estetik dhe gjithçka tjetër që mund të të bëjë të lumtur gjatë kësaj periudhe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera