Sport

Pesë gola e pesë kartona të kuq! Kjo ishte ndeshja e ‘çmendur’ e Ligës së Parë

Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 28 March 2018

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ‘Ekrem Grajqevci’, në Fushë Kosovë ku skuadra me po të njejtin emër u takua me Dukagjinin, dhuroj hiq më pas se pesë karton të kuq e pesë gola.

Ndeshja nisi mbarë për musafirët ku brenda 10 minutave shenuan dy herë ku Millaku e Elezaj u treguan të sakt me goditjet e tyre.

Por vendasit u këndellën dhe deri në minuten e 35-të, barazuan rezultatin në 2-2, pas golave të Gojnovcit e Kutllovcit, shkruan futbollikosovar.com. Por në fundin e pjesës së parë u dhanë dy karton të kuq pas një kacafytje të dy futbollistëve nga dy skuadrat.

-Advertisement-

Edhe fillimi i pjesës së dytë, filloj me dy karton të kuq ku Breznica i Fushë Kosovës ndeshkohet pas dy të verdhëve e ku më pas edhe trajneri vendas largohet me të kuq nga pankina shkaku i protestave të shumta.

Krejt në fund u pa edhe një karton i kuq për skuadrën musafire, e cila poashtu gjeti rrugën drejt golit në minuten e 94-të, kur Elezaj i dhuron fitoren skuadrës nga Klina me rezultat 3-2.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera