Lajme

Pesë gjërat që i mësuam në Davos 2018

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 27 January 2018

Forumi Ekonomik Botëror mbajti takimin vjetor këtë herë në Davos, në një fshat të vogël në Alpet Zvicerane. Këto janë pesë gjërat që i mësuam nga ky takim i liderëve.

Bizneset po mësohen të jetojnë me Trump

Një vit më parë, elita botërore ishte ende në tronditje pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Shumë udhëheqës biznesi kishin planifikuar të largoheshin herët nga Forumi Ekonomik Botëror për të fluturuar në Uashington për inaugurimin e Hillary Clinton, në vend që të shihnin Trump të betohej në zyre.

-Advertisement-

Çfarë ndryshimi bëhet për një vit. Trump konfirmoi se mënyra për të fituar zemrën dhe mendjen e shefit ekzekutiv është përmes kuletave të tyre, kur i ftoi 15 udhëheqës evropian biznesi në darkë.

Në mesin e ushqimeve të tjera në meny ishte edhe fileto mishi i pjekur në skarë, me bosët që shprehnin mirënjohjen e tyre ndaj presidentit për shkurtimin e taksave. Bota e korporatave duket e lumtur të shtypë çdo shqetësim mbi sjelljen e Trump. Nuk i pëlqen ajo që ai e thotë, por e pëlqen atë që është duke e bërë.

Rrjetet sociale në bankën e të pandehurve

Ditët e përuljes ndaj Facebook, Google dhe Twitter kanë marrë fund. Rrjetet sociale u shqelmuan nga një skaj i Davos tek tjetri këtë vit, duke u dënuar për dështimin në kontrollin e përmbajtjes ekstremiste dhe për futjen e të rinjve në një dietë të pashëndetshme të përditësimeve, selfieve dhe pëlqimeve.

George Soros bëri sulmin më të ashpër, duke thënë se gjigandët e rrjeteve sociale po shfrytëzonin mjedisin shoqëror dhe po minonin demokracinë. Orë më herët, Theresa May i kishte sulmuar ato se iu kanë ndihmuar terroristëve dhe abuzuesve të fëmijëve.

Koha mbaroi edhe për ngacmimet seksuale

Lajmet e sjelljeve të liga në darkën e bamirësisë së Klubit të Presidentëve në Britani u flirtuan ngadalë në vendpushimin e skijimit në Davos (ndoshta delegatët kishin në mendje një president tjetër). Por, siç raportoi Financial Times, udhëheqësit e biznesit dukeshin të zbehur në detajet e përgjimeve dhe ngacmimeve seksuale dhe shpejt kontrolluan listën e mysafirëve për të parë nëse ndonjëri prej punonjësve të tyre kishte qenë i pranishëm.

Mbrëmjen e mëparshme, Justin Trudeau i Kanadasë kishte bërë thirrje për një “diskutim kritik” mbi të drejtat dhe barazitë e grave. Fjalimi i tij rezonoi përmes sallës, por ajo që me të vërtetë tronditi shefat e biznesit ishte mundësia që firma e tyre të ishte në listën e Klubit të Presidentëve.

Malala Yousafzai i tha FEB-së se gratë duhet “të ngrenë zërin e tyre” për t’i dhënë fund ngacmimeve, dhe shefat e bizneseve duket se dëgjuan.

Edukimi duhet të ri-imagjinohet për të trajtuar IA-në (Inteligjencën Artificiale)

Udhëheqësit botëror frikësohen se miliona vende pune do të humbin për shkak të Revolucionit të Katërt Industrial, përderisa udhëheqësit e biznesit shqetësohen se punëtorët nuk do t’i kenë aftësitë e nevojshme për epokën e re të teknologjisë.

E cila është zgjidhja? FEB thotë se edukimi duhet të pësojë një ndryshim të madh. Shefi i Fondacionit Lego, John Goodwin, paralajmëron se shumë vende janë duke përdorur praktika të edukimit “që janë të kohës së gjyshërve tanë”. Kjo mund të jetë shkatërruese, me të dhënat që tregojnë se dy e treta e fëmijëve mësohen për punët që nuk ekzistojnë më.

Davos ka tejkaluar Davosin

Tema e takimit vjetor të këtij viti ishte “Krijimi i një të ardhme të përbashkët në një botë të copëtuar”. Por FEB vetë ndjeu goxha thyerje këtë vit. Kjo është pjesërisht falë Trump, i cili mbeti në hijen e ngjarjeve në Davos edhe para se ajo të zbriste. Por edhe më parë, të metat në mbajtjen e një tubimi të liderëve botëror dhe shefave të biznesit në një vendpushim të vogël skijimi ishin të dukshme.

Edhe kur shkon mirë, Davos është një koktej i egër i fjalimeve kryesore, takimeve të nivelit të lartë dhe seancave intime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera