Sport

Pesë futbollistët që kanë kompletuar më shumë pasime në Premier League

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 09 December 2017

Premier League ka nisur ashtu siç nuk pritej nga tifozët e skuadrave respektive.

5 lojtarët me më shumë pasime deri në këto 15 javë janë Nicolas Otamendi, Fernandinho, David Silva, Granit Xhaka dhe De Bryne, shkruan Albeu.com.

1- Nicolas Otamendi -> Mbrojtësi argjentinas ka kompletuar 1145 pasime me Manchester Cityn këtë sezon në Premier League.

-Advertisement-

2- Fernandinho -> Vjet ishte një lojtar agresiv, i papërqëndruar, nd♪rsa këtë sezon është lider në mesfushën e Citizens ku ka grumbulluar 1132 pasime.

3- David Silva -> Mesfushori spanjoll ka luajtur të gjitha ndeshjet e Premier Leagues deri më këto 15-të javë dhe ka kompletuar 1069 pasime.

4- Granit Xhaka -> Është një nga lojtarët më të nënvlerësuar tek Arsenali, por këtë sezon po e tregon veten me paraqitjet e mrekullueshme me Gunners duke kompletuar 1030 pasime.

5- Kevin De Bryne -> Fantazisti belg ka qenë një prej shtyllat e suksesit të Manchester Cityt se në Premier League ashtu edhe në Champions League. Mesfushori ka kompletuar 989 pasime në Premier League.

4 nga 5 lojtarët me shume pasime janë nga ekipi i Pep Guardiolë që e ka transformuar këtë skuadër në një lider në angli ku kryeson renditjen me 8 pikë nga vendi i dytë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera