Rozë

Pesë DJ botëror në Prishtinë në fillim të korrikut!

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 28 June 2017

Në javën e parë të korrikut (7 korrik më saktë), pesë nga emrat më të njohur të industrisë së muzikës elektronike do të jenë në Prishtinë, në klubin më të madh në vend, Zone Club. Treshes së DJ’ve nga labeli Apollonia i bashkëngjiten edhe emrat si Enzo Siragusa dhe William Djoko.

Kryeqyteti ynë tashmë është vendosur në hartën e artistëve të mëdhenj botëror të të gjitha zhanreve, mirëpo rrugën për ta e kanë hapur posaçërisht DJ-të e mëdhenj të muzikës elektronike të cilët e kanë frekuentuar Prishtinën më shpesh sesa qendrat tjera të rajonit.

Apollonia – treshja e famshme nga skena elektronike e Parisit është e përbërë nga Dan Ghenacia, Shonky and Dyed Soundorom. Seleksionimi dhe miksimi prej treshes së famshme të DJ-ve bëhet përnjëherë dhe kjo është e veçanta e këij grupi. Disa mikse të tyre janë falas në SoundCloud.

-Advertisement-

Enzo Siragusa – Themeluesi i FUSE në Londër. DJ dhe një prej producentëve më të mirë në botë për momentin. Gazetat e portalet e përshkruajnë Enzon si “një institucion në jetën e natës së Londrës”.

William Djoko – Një nga talentët më të mrië të Holandës ku mbizotëron bassi. William ka prodhuar për labela më të miër në botë si Tuskegee, Voyagee, Direct dhe Mobilee.

Konfirmoni pjesëmarrjen në këtë ngjarje duke klikuar këtu...

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera