Pesë aftësitë të cilat duhet t’i përvetësoni deri në vitin 2020 për të pasur një punë me rrogë të lartë
Autori: Gazeta inFokus
11:22 | 11 January 2018
Një statistikë interesante ishte publikuar në një raport të Forumit Botëror të Ekonomisë në vitin 2016, ku thuhej se trendet momentale teknologjike janë duke shkaktuar ndryshime të shumta në përmbajtjen e kurrikulave të shumë fushave akademike, ndërsa rreth 50 për qind të njohurive të një lënde të vitit të parë iu kishte skaduar ‘afati’ deri në kohën kur studenti e kishte përfunduar universitetin.
Bota po ec me një ritëm po aq të shpejt sa teknologjia. Duket se robotët dhe inteligjenca artificiale do të jenë prezentë në çdo vend të punës, transmeton Telegrafi.
Në fakt, një letër hulumtuesi nga Universiteti i Oksfordit ka zbuluar se automatizmi i kërcënon një numër të madh të profesioneve, jo vetëm punën e përditshme, dhe tregon se rreth 47 për qind e punëve janë të rrezikuara në SHBA.
Por, si të mos ndiheni të kërcënuar në të ardhmen nga avancimet teknologjike? Si ta forconi CV-në tuaj deri atëherë?
Pyetje e vështirë, por këshilla më e mirë është të adaptoheni me kohën.
Sipas statistikave, këto do të jenë pesë aftësitë më të kërkuara nga punëdhënësit deri në vitin 2020:
Mendimi kritik – aplikimi i logjikës dhe arsyes do të bëhet më i rëndësishëm me rritjen e automatizmit sepse do të kemi nevojë t’i menaxhojmë dronet me etikë – e gjithashtu edhe tranzicionet shoqërore të cilat i shkakton ky proces. Punëdhënësit do të kërkojnë vlerësues të mirë të cilët mund ta shohin përfitimin dhe ta maksimizojnë atë.
Zgjidhja e problemve komplekse – 36 për qind e të gjitha punëve nëpër industri do ta kërkojnë këtë aftësi thelbësore deri në vitin 2020. Do t’iu nevojitet të mendoni në mënyrë kreative gjatë kohës kur e zgjidhni një problem.
Kreativiteti – Në vitin 2015, kreativiteti kishte qenë aftësia e 10’të e kërkuar, por tani është e 3’ta. Tani teknologjia është fantastike por kreativiteti nevojitet për të eksploruar përdorime të reja për teknologji të reja, për t’i inspiruar tjerët, etj. Pra, kreativiteti asnjëherë nuk do të del nga moda!
Inteligjenca emocionale – edhe në të ardhmen do të ketë vende të punës për njerëz dhe ata njerëz do të duhet të dinë si të menaxhojnë. Menaxherëve u nevojitet inteligjenca emocionale për t’i lexuar në mënyrë profesionale nevojat dhe për t’iu përgjigjur atyre në mënyrë profesionale. Robotët nuk mund t’i kuptojnë ndjenjat (të paktën ende), prandaj inteligjenca emocionale do të jetë e rëndësishme edhe në vitet e ardhshme.
Aftësitë ekipore – Aftësia për të bashkëpunuar me një ekip do të bëhet shumë më e rëndësishme. Robotët do të bëjnë një punë fantastike dhe procedurale e cila do t’u mundësojë njerëzve ta bëjnë atë që e bëjnë më së miri – të jenë kreativë dhe të punojnë si ekip për t’i realizuar idetë.

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...

































