Lajme

Përzgjidhen shefat në Gjinekologji, ish-drejtori i SHSKUK-së Curr Gjocaj merr në drejtim repartin e pranimit

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 09 May 2023

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK janë përzgjedhur shefat për 10 reparte, një prej tyre është edhe Curr Gjocaj, ish-drejtori i SHSKUK-së.

Ish-drejtori i SHSKUK-së Curr Gjocaj është një nga shefat e përzgjedhur në konkursin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Gjocaj kishte kandiduar në tre reparte, ndërsa është përzgjedhur shef i repartit të pranimit dhe ambulancave specialistike nga komisioni i cili është udhëhequr nga drejtori i klinikës Zef Ndrejaj.

-Advertisement-

Në repartin e Patologjisë së Barrës shef është përzgjedhur gjinekologu Naser Rafuna, ndërsa në reparti i Infertilitetit me FAM do të udhëhiqet nga Leandrit Bejtullahu, shkruan Gazeta Shneta.

Shpresa Musolli-Krasniqi është shefja e re e Sallave të Lindjes, ndërsa reparti i Lehonave me Sekcio do të drejtohet nga Sahadete Shala.

Gjinekologu Afrim Veliu do të udhëheq sërish repartin Paranatal, ndërsa Sabedin Fejzullahu është përzgjedhur në Onkologji.

Reparti i Lehonave do ta ketë shefe Igball Gerbeshi-Musliun, ndërsa në Konservativë është përzgjedhur Vlora Ademi-Ibishi.

Reparti i operativës ku kryhen operacionet e rënda do të udhëhiqet nga gjinekologia Nexhmije Spahija.

Në këtë klinikë po ashtu janë publikuar edhe rezultatet e konkursit për kryeinfermiere. Sabrije Obertinca është përzgjedhur sërish në pozitën e kryeinfermieres së klinikës, ndërsa Sevime Kamberi-Bajqinovci kryeinfermiere në repartin e Patologjisë.

Melihate Rexhepi është kryeinfermiere në Konservativë, ndërsa Gjejlane Gjaka në ambulanca specialistike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera