Përvetësuan 878 euro, dalin para gjykatës tre ish-punëtorët e dyshuar
Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 05 June 2018
Tre të akuzuar kanë dalë para Gjykatës për t’u përballur me akuzën për përvetësimin e 878,88 eurove në kompaninë “Buçaj”.
Bujar Fetahu, Ilir Haxhiu dhe Petrit Kika janë deklaruar të pafajshëm përballë akuzave të Prokurorisë për veprën penale të përvetësimit në detyrë, gjatë kohës sa ishin punëtorë të kompanisë “Buçaj”.
Më pas, në fjalën hyrëse, prokurori i çështjes, Kujtim Munishi, tha se gjatë shqyrtimit gjyqësor, provat do të vërtetojnë se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën edhe ngarkohen.
Aktakuzën dhe fjalën hyrëse të prokurorit tha se i mbështet në tërësi edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar- kompanisë “Buçaj”, Sotir Sokoli, i cili theksoi se kërkesën pasurore-juridike do ta parashtrojë në të ardhmen.
Ndryshe nga prokurori, avokatët mbrojtës, Florent Latifaj dhe Bajram Sherifi, deklaruan se ky shqyrtim gjyqësor do të vërtetojë pafajësinë e të mbrojturve të tyre.
“Këtë vepër penale mund ta kryejë vetëm personi zyrtar, e në rastin tonë Ilmi Haxhiu nuk e ka atë cilësi. Gjithashtu në dispozitivin e aktakuzës kemi një dëm të supozuar në vlerë prej 878.88 euro, ndërsa në arsyetim thuhet se në vitin 2012-2013 kanë munguar mall diku mbi 40.000 euro. Ka kualifikim të gabuar juridik”, tha avokati i Haxhiut, Florent Latifaj.
Ndërkaq, i akuzuari i parë, Bujar Fetahu, deklaroi se nuk ka angazhuar avokat, me ç‘ rast edhe fjalën hyrëse e prezantoi vetë, duke thënë se gjatë shqyrtimit gjyqësor do të vërtetohet pafajësia e tij.
Pas fjalës hyrëse, në sallë të Gjykatës u dëgjuan dy dëshmitarë.
Dëshmitarja e parë, Sebahate Hasanaj, tha se nga viti 2012 e deri në shtator 2017 ka punuar në cilësinë e menaxheres së financave.
E pyetur për artikullin gratis të kompanisë “Duel Promo”, ajo tha se nuk i kujtohen detajet, mirëpo për çdo gjë do të qëndrojë pas deklaratës së saj të dhënë në Prokurori.
“Gjatë 2012- ës, non- stop ka pasë mungesa të stokut, gjithmonë është arsyetu që është problemi te sistemi, por pastaj në vitin 2013 është vërtetuar që problemi është tek faktori njeri”, shtoi Hasanaj.
Pas saj, dëshminë e dha mbikëqyrësi i logjistikës së kompanisë në fjalë, Ferid Krasniqi, i cili tha se për kohën kur bëhet fjalë në aktakuzë ka punuar në cilësinë e vëzhguesit të kamerave.
“Kur më ka ardhë fatura nga depoisti që më kanë shti m’i kthy kamerat, gjatë ngarkimit të mallit është vërejtur se disa punëtorë kanë ngarkuar mallin pa fatura dhe në bazë të kamerave kam vërejtur që një paletë ‘Duel’ ka shkuar në kombi për t’u ngarkuar, tek kombi i Ilir Haxhiut. Në faturë nuk ka pasë ‘Duel’”, tha dëshmitari Krasniqi.
“Iliri ka pritë m’u ngarku, Bujari ka pasë me ia çu mallin deri në kombi”, shpjegoi dëshmitari rolet e të akuzuarve.
“Kur ma ka pru faturën Xhemajli e kemi vërejtur se ajo paletë nuk është dashtë me shku te kombi i Ilirit”, vazhdoi dëshmitari.
Dëshmitari më pas u pyet edhe nga vetë i akuzuari Bujar Fetahu.
“Ferid ti e din qe unë jam kanë punëtor i thjeshtë. Me urdhër të kujt e kam qitë mallin jashtë depos?”, e pyeti Fetahu.
“Me urdhër të depoistave”, u përgjigj dëshmitari.
Pyetja e radhës nga i akuzuari ishte se kur e ka ngarkuar mallin në kamion, a kishte qenë prezent depoisti kryesor. Dëshmitari Krasniqi u përgjigj: “Po, është dashtë me qenë, por a ka qenë nuk e di”.
Seanca e radhës u caktua për më 21 qershor, kur do të vazhdohet me dëshmitarë të tjerë.
Përveç këtyre tre të akuzuarve, të akuzuar në këtë rast janë edhe Visar Ilazi dhe Fadil Salihu, për të cilët ishte veçuar procedura.
Prokuroria kishte ngritur aktakuzës ndaj këtyre pesë të akuzuarve në prill të vitit 2017, me arsyetimin se të njëjtit në cilësinë e punëtorëve të kompanisë “Buçaj”, në bashkëkryerje kishin përvetësuar dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme më 28 shkurt të vitit 2013.
Më tej, aktakuza thotë se të akuzuarit këtë e kanë bërë pas marrëveshjes paraprake, ku Bujar Fetahu, depoist dhe Ilir Haxhiu, shitës ambulant, kishin ngarkuar mall- detergjent rrobash “Duel”, më tepër se sa kishte qenë në faturë.
Prokuroria pretendon se të njëjtit ishin zënë në flagrancë më 4 mars të të njëjtit vit, ku pastaj malli edhe ishte kthyer në depo.
Shuma totale për të cilën akuzohen se e kanë përvetësuar është 878,88 euro.
Ndërkaq, gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari Visar Ilazi, shitës ambulant, ia kishte shitur produktin “Duel”, i cili kishte qenë e ofertës “gratis” pronarit të marketit ”Valdeti”, në vlerë totale prej 33.20 euro, dhe për të njëjtin mall nuk kishte dhënë faturë të shitjes, e punonjësi në depo, Fadil Salihu dhe menaxheri i programit “Bohemmija Deus Promo”, Petrit Kika, mallin, i cili kishte dalë nga depoja, nuk e kishin faturuar, duke i shkaktuar kështu dëm material kompanisë “Buçaj”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...