Lajme

Përurohet stacioni i autobusëve në Mitrovicën e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 08:04 | 19 September 2017

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Komuna e Mitrovicës së Veroit organizojnë sot ceremoninë e hapjes së Stacionit të Autobusëve në Mitrovicën e Veriut.

Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së dhe  Goran Rakic, Kryetar i Mitrovicës veriore po sot do te vizitojnë edhe projektin e Mitrovicës së Gjelbër dhe qendrën shëndetësore te rinovuar në Mitrovicën e Veriut.

Të tri projektet janë zbatuar nga Komuna e Mitrovicës veriore. Të tri projektet do të kenë ndikim pozitiv në zhvillimin socio-ekonomik në Mitrovicën veriore.

-Advertisement-

Stacioni i autobusëve do ta mundësojë organizimin më të mirë të komunikacionit në qytet dhe do t’i përmirësojë lidhjet me qytetet e tjera në Kosovë dhe shtetet fqinje.

Qendra e rindërtuar e shëndetit do t’i përmirësojë kushtet e punës për stafin mjekësor dhe pacientët.

Projekti Mitrovica e gjelbër i ka rivalizuar zonat urbane me gjelbërim dhe parkun kryesor afër kishës, që iu mundëson qytetarëve të Mitrovicës t’i shijojnë zonat me gjelbërim brenda qytetit dhe të angazhohen në më shumë aktivitete sportive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera