Përurohet rruga e transitit në Malishevë
Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 08 September 2018
Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj sot kanë vizituar komunën e Malishevës ku janë pritur nga kryetari i kësaj komune Ragip Begaj.
Pas këtij takimi ministri Lekaj dhe kryetari Begaj kanë përuruar fillimin e punimeve në rrugën e transitit të Malishevës. Me këtë rast kryetari Begaj ka thënë se kjo rrugë është e një rëndësie të madhe për Malishevën dhe qytetarët e saj.
Begaj: Rruga është e dobishme për komunën e Malishevës
“Sot është gëzim për neve, është dobi për Malishevën, dobi për vendin. Unë dua t’ju falënderoj juve dhe Qeverinë e Kosovës. Punëkryerësit i dëshiroj punë të mbarë. Ky do të jetë gëzim për shumë vite”, ka thënë Begaj.
Ndërsa ministri Lekaj tha se është një ditë e veçantë për qytetarët e Malishevës që po fillon ky segment, i cili do të ndikojë në zhvillimin e kësaj ane, edhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të mallrave.
Sipas tij, projekti prej 14 kilometra do të ketë kosto prej 4.5 milionë euro.
Lekaj: Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i ndihmojë komunat
“Ne si Qeveri e Kosovës, si Ministri e Infrastrukturës po e bëjmë më të mirën e mundshme për qytetarët e Malishevës. Por, ajo që mund ta theksoj është që një bashkëpunim i mirë i Ministrisë dhe kryetarit të komunës ka ndikuar që ne sot po e fillojmë punën e kësaj rruge, e kësaj arterie jo vetëm që të jetë rrugë për lëvizjen e lirë të qytetarëve, por që do të ketë ndikim në zhvillimin e bujqësisë dhe bizneseve…Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i ndihmojë komunat, jo vetëm të Malishevës por tërë komunat e Kosovës, ku ne si ministri kemi ndihmuar në vlerë prej 42 milionë eurosh. Ky segment i sotëm është në vlerë totale prej 4. 5 milionë euro dhe gjatësia e këtij segmenti është 14 kilometra”, ka thënë ministri Lekaj
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...