Lajme

Përurohet renovimi i soliterave në Ulpianë

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 18 October 2022

Kryeshefja ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright, vajza e ish-sekretares amerikane Madeleine Albright, ka marrë pjesë në inaugurimin e renocimit të soliterëve në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe ambasadori i ShBA-së në Kososvë, Jeffrey Hovenier, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama.

Albright tha se bashkëpunimi në mes të MCC-së dhe Kosovës ka nisur në vitin 2017 me nënshkrimin e marrëveshjes për investimin e 49 milionë eurove në vend.

-Advertisement-

“Që nga viti 2004 MCC në bashkëpunim me 40 shtetet e botës i kanë ndihmuar gjithandej në botë për të shtyrë përpara rritjen ekonomike dhe zvogëlimin e varfërisë… MCC me Kosovën ka bashkëpunuar që nga viti 2017 kur kemi bërë nënshkrimin e marrëveshjeve, me Kosovën kemi punuar bashkërisht në furnizim në energji elektrike, në sundim të ligjit etj”.

Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, tha se ShBA-ja do ta ndihmojë Kosovën në kapërcimin e krizës energjetike.

“Siç e dini kriza e energjisë që po ndodhë në botë është duke ndodhur edhe në Kosovë. Natyrisht ShBA është duke ndihmuar Kosovën. Këtu kemi një partneritet te fuqishëm, shpresojmë që banorët do ta keni një dimër më të ngrohtë”.

Ai shtoi se MCC ka investuar me 60 për qind për renovimin e soliterave, komuna e Prishtinës 30 për qind dhe banorët 10 për qind.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se investime të tilla janë shumë të rëndësishme në këtë kohë krize energjetike.

Ajo shtoi se ShBA-ja mbetet faktor kyç i bashkëpunimit në fushën e energjisë.

Ndërkaq kryetari i Prishtinës Përparim Rama, tha se pret që investime të ngjashme të bëhen edhe në ndërtesa të tjera të kryeqytetit.

MCC ka ndarë 11 milionë euro për kursimin e energjisë në Kosovë.

Puna në solitetat e Prishtinës, pritet të përfundojë pas disa javësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera