Lajme

Personi që humbi jetën në Rugovë ishte ish-ushtar i UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 11 November 2021

Një person ka humbur jetën sot tragjikisht në Rugovë pas rënies së një lisi.

Familjarët me anë të disa postimeve në rrjete sociale kanë bërë të ditur se viktima është Arton Lajqi, ish-ushtar i UÇK-së.

Atij dyshohet se i ka rënë lisi mbi trup, teksa kufoma është dërguar për autopsi.

-Advertisement-

“Dyshohet se i ka rënë lisi, trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, kanë thënë nga prokuroria.

Ngushëllime familjes me anë të një statusi i ka shprehur edhe ish komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera