Lajme

Personazhi i “Kurbani-t” që Rama e futi në qeveri

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 08 October 2017

Libri gjysëm autobikografik i Edi Ramës, “Kurbani” që fillon me notat pesimiste dhe me një therrje dashi në dyert e bashkisë, në fund të tij mbyllet me tonet optimiste se si mund të jetë fashati europian i Shqipërisë. Dhe shkak për këtë bëhet ai që kryeministri i ardhshëm do ta quante “mësuesi im i admiruar i punëve të fshatit”. Fjala është për ish kreun e komunës së Xarrës në Konispol dhe ndërtuesin e të parës koperativë kapitaliste në Shqipëri, Dhimo Kote.

Për këtë burrë, që sot Rama e ka futur në qeveri si zv ministër të Buqësisë, ai bën në librin e tij një portret të shkëlqyeshëm. Ai tregon se si të gjithë e quajtën të çmendur kur u kthye nga emigracioni për të ringritur bujqësinë “për t’iu qepur me thonj utopisë për të rimbjellë e rilulëzuar si në kohën e komunizmit vendlindjen” për të prodhuar shalqinj e manderina, duke u bërë “simboli i fshatit të Shqipërisë europiane”.

Interesant është fakti se as Dhimo Kote, nuk i shpëton fatalitetit të fatit që kanë pasur personazhet e librit Kurbani. Shumë prej tyre që janë skicuar me penelata negative në libër, pasi Rama u bë kryeministër janë ndeshur me një hakmarje të denjë prej Monte Kristoje. Nga ky fat nuk kanë shpëtuar as biznesmeni Dine Fratari, as studiuesi Aurel Plasari, as muzikanti Zhani Ciko, as bankieri Ardian Fullani, as politikani Arben Imami (Lexo poshtë shkrimin se si e kanë pësuar ata që Rama ka sharë në libër).

-Advertisement-

Të njëjtën trajektore po ndjek edhe Dhimo Kote, veçse ai ka figuruar në Kurban si personazh pozitiv. Prandaj dhe u bë zv/ministër

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera