Lajme

Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë gjthëpërfshirje në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 03 December 2019

Të martën është shënuar 3 dhjetori – Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Në HANDIKOS, organizatë për persona me aftësi të kufizuara kjo ditë u shënua me disa aktivitete dhe dy konferenca vjetore.

Në një komunikatë për media nga HANDIKOS, thuhet se aty morën pjesë edhe përfaqësues institucional nga zyra e Be-së.

-Advertisement-

Sipas kësaj komunikate përfaqësuesit nga zyra e Be-së kërkuan përfundimin e hartimit të ligjit gjithëpërfshirës për personat me aftësi të kufizuara.

Hillen Fracke nga zyra e BE-së në Kosovë kërkoi nga institucionet e vendit që të bëjnë gjithëpërfshirje, duke përmendur qasjen nëpër sfera të ndryshme të jetës.

“Ne kërkojmë dhe lusim institucionet e Kosovës që të mbyllin këto hendeqe dhe të bëjnë këto përfshirje. Ka shumë aspekte për të përfshirë qasja në arsim dhe në kujdes shoqëror është me rëndësi kritike. Qasja në punësim dhe pjesëmarrje publike po ashtu është fushë me rëndësikritike, tha Fracke.

Ndërsa Drejtori i HANDIKOS-it, z.Afrim Maliqi theksoi nevojën për gjithë përfshirje të personave me aftësi të kufizuara dhe njohje të të drejtave të tyre në Kosovë.

‘’Personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të përballen me sfida të ndryshme në të gjitha aspektet jetësore, të cilat ua pamundësojnë atyre jetën e dinjitetshme dhe realizimin e të drejtave të cilat burojnë edhe nga Kushtetuta dhe aktet e tjera ligjore në vendin tonë. Kosova në këtë kohë duhet të ketë imperativ dhe domosdoshmëri të krijimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse në njohje të plotë të të drejtave dhe mundësive të plota për të gjithë qytetarët e saj, sepse të drejtat e njeriut nuk njohin kufi në aspektin gjinor, fetar, etnik, racor e as në aspektin e aftësisë së kufizuar. Aftësia e kufizuar duhet të shihet si çështje e të drejtave të njeriut dhe gjithmonë duke i respektuar ato’’, ka thënë Maliqi. /Gazeta inFokus/

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera