Lajme

Persona të panjohur i thyejnë shtëpinë kosovarit në Zveçan

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 13 April 2023

Një burrë në fshatin Joshevik të Zveçanit ka raportuar se disa persona të panjohur i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë demoluar duke kryer vjedhje.

Sipas policisë rasti ka ndodhur me 9 prill rreth orës 12:30 dhe tashmë kanë filluar hetimet, shkruan Gazeta Infokus.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij, e kanë demoluar shtëpinë dhe kanë kryer vjedhje. Rasti është duke u trajtuar nga hetuesit policorë”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera