Lajme

Persona të maskuar kërcënojnë me thikë pronarin e një shtëpie në Obiliq

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 20 November 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona të maskuar kanë hyrë në një shtëpi në Obiliq dhe e kanë kërcënuar pronarin e saj.

Sipas policisë atij i kanë kërkuar para nën kërcënimin e thikës.

“Të dyshuarit kanë tentuar t’ia marrin një zinxhir por nuk kishin arritur, mirëpo kishin arritur t’ia marrin një unazë”, thuhet në raportin 24 orësh të lëshuar nga Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Raporti bën të ditur se personat e dyshuar kanë ikur nga vendi i ngjarjes./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera