Përshkallëzohet situata në kufirin mes Izraelit dhe Libanit
Autori: Gazeta inFokus 07:00 | 16 October 2023
Luftëtarët libanezë të Hezbollahut ndërmorën sulme kundër trupave izraelite të vendosura në zonat pranë kufirit të dielën dhe ndaj një fshati aty pranë.
Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ndaj Libanit ndërsa paqeruajtësit e OKB-së paralajmëruan se përleshjet kufitare po përshkallëzoheshin.
Shkëmbimet e zjarrit sporadik përgjatë kufirit të Izraelit me Libanin gjatë javës së kaluar kanë ngritur shqetësime se luftimet me militantët e Hamasit në Gaza mund të përshkallëzohen në një konflikt më të gjerë.
Sulmi i Hezbollahut në Shtula, një komunitet bujqësor pranë vijës kufitare, la të vrarë një person dhe plagosi tre të tjerë, thanë grupi militant dhe mjekët izraelitë.
Java e dytë e tensioneve ndërkufitare është momenti më kulmor i përshkallëzimeve që nga viti 2006. Hezbollahu njoftoi se kishte qëlluar me raketa kazermat ushtarake në Hanita të Izraelit dhe se kishte shkaktuar viktima në “rradhët e armikut”.
Ushtria izraelite tha se kishte kryer sulme në Liban në shenjë hakmarrjeje dhe se ka ndaluar qasjen e publikut në një perimetër prej 4 kilometrash nga kufiri libanez.
Tre burime sigurie konfirmuan për agjencinë e lajmeve Reuters se artileria izraelite kishte goditur disa zona në jug.
Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Al Qassam, tha se kishte lëshuar 20 raketa nga Libani mbi dy vendbanime izraelite.
Forca paqeruajtëse e Kombeve të Bashkuara, UNIFIL, tha se selia e saj në Libanin jugor ishte goditur nga një raketë, por nuk kishte të lënduar. UNIFIL tha se po punonte për të përcaktuar autorin.
“Ne vazhdojmë të bisedojmë në mënyrë aktive me autoritetet nga të dyja palët… por për fat të keq, pavarësisht përpjekjeve tona, përshkallëzimi ushtarak vazhdon”, thuhet në një deklaratë.
Ministri izraelit i mbrojtjes tha të dielën se Izraeli nuk ka interes të bëjë luftë në frontin e tij verior dhe se nëse Hezbollahu përmbahet, atëherë Izraeli do ta mbajë situatën përgjatë kufirit të pandryshuar.“Ne nuk kemi asnjë interes për një luftë në veri. Ne nuk duam ta përshkallëzojmë situatën”, u tha gazetarëve Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant.
“Nëse Hezbollahu zgjedh rrugën e luftës, do të paguajë një çmim shumë të rëndë. Por nëse përmbahet ne do ta respektojmë këtë dhe do ta mbajmë situatën ashtu siç është”, tha zoti Gallant.
Hezbollahu ka thënë se është gati të luftojë kundër Izraelit dhe se nuk do të ndikohet nga thirrjet e shteteve arabe dhe fuqive të huaja që të qëndrojë mënjanë.
Burimet thonë se Hezbollahu ka bërë lëvizje të kufizuara, duke parandaluar një përhapje të madhe në Liban dhe duke i mbajtur forcat izraelite të angazhuara./VOA
Të tjera
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...