Përshkallëzohet beteja tregtare SHBA-Kinë
Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 07 August 2018
Uashingtoni po vëzhgon me kujdes shkallëzimin e tensioneve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të saj tregtarë. Kina kërcënon të vendosë tarifa ndaj më shumë se 5 mijë produkteve amerikane me një vlerë prej 60 miliardë dollarësh.
Njoftimi i Pekinit erdhi pasi administrata Trump propozoi rritjen e tarifave për 200 miliardë dollarë mallra kineze, duke vazhduar një betejë tregtare që po shqetëson shumë nga bashkësia amerikane e bizneseve si dhe po shkakton ndarje tek Partia Republikane.
“Ne po i bëjmë realitet ëndrrat e reja amerikane”, tha Presidenti Donald Trump i cili paraqiti shifra të forta ekonomike, me rritje të fuqishme dhe papunësi të ulët, shumë pranë niveleve rekord.
“Tani që kemi ekonominë më të mirë në historinë e vendit tonë është koha për të rregulluar marrëveshjet më të këqija tregtare të bëra ndonjëherë në botë”, tha ai.
Në një postim në twitter zoti Trump shkruante se “tarifat po funksionojnë shumë mirë” dhe pohonte se ato do të përmirësojnë financat e vendit duke sjellë “punë dhe shumë begati”.
Por aleatët e presidentit në Kongres janë kundër.
“Nuk mendoj se tarifat janë përgjigja e duhur. Nuk i mbështes ato dhe mendoj se tarifat janë taksa”, thotë republikani Paul Ryan kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.
“Duhet të jemi të kujdesshëm në marrjen e veprimeve që rrisin barrierat ndaj tregtisë. Nëse vendosim tarifa më të larta pa justifikim, ne i hapim rrugën hakmarrjes dhe tarifave më të larta për eksportet tona”, thotë senatori republikan Rob Portman.
Por jo vetëm republikanët janë kundër. Senatorja demokrate Heidi Heitkamp në një postim në tweeter shkruante: “një përshkallëzim i luftës tregtare me Kinën është gjëja e fundit për të cilën fermerët tanë kanë nevojë ndërsa nis sezoni i korrjes … Kjo luftë tregtare më shumë se Kinën, do të dëmtojë borxhin kombëtar dhe nuk është një strategji fituese”.
Ndërsa disa sektorë amerikanë po ndikohen në mënyrë disproporcionale nga tarifat, administrata Trump thotë se një luftë tregtare do t’i shkaktojë më shumë dhimbje Kinës dhe do të çojë në kushte më të mira tregtare për Shtetet e Bashkuara.
“Duhet të kemi marrëveshje të mira tregtare …Ne do ta bëjmë vendin tonë shumë më të pasur sesa ka qenë ndonjëherë”, thotë presidenti Trump.
Por grupet e biznesit shohin përpara rreziqe në një kohë kur Dhoma amerikane e Tregtisë paralajmëron se tarifat, mund të dëmtojnë ecurinë e fortë ekonomike, për të cilën zoti Trump flet me krenari./VoA
Të tjera
-
Kurti: Jam krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajon
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është krenar që udhëheq vendin më demokra...
-
Tahiri: Cenimi i vlerave demokratike nuk do të përsëritet në qeverisjen e Bedri Hamzës
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë një deklaratë p...
-
Turistë të sufllaqeve dhe marketeve, të huajt në Shqipëri shpenzuan më pak e shëtitën më shumë
Numri më i lartë i të huajve se në 2023 që vizituan Shqipërinë në gjysmën e p...
-
Kosova shpreh gatishmëri për ta ndihmuar Çekinë e cila po përballet me vërshime
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka shprehur gatishmërinë e K...
-
Al Jazeera raporton për hapjen e Urës së Ibrit, thotë se QUINT-i dhe KFOR kundërshtuan fortë
Çështja e hapjes së Urës së Ibrit, çdo herë merr vëmendjen e mediave ndërkomb...
-
Kurti shkon për vizitë te familja e Mikullovcit në përvjetorin e vdekjes: I paharruar e i nderuar gjithmonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka shkuar në vizitë familjes së të ndje...
-
Haradinaj kujton Betejën e Kaqanollit: Ishte ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Vulin: S’duhet të anëtarësohemi në BE nëse na kërkohet njohja e Kosovës, duhet të forcohemi ushtarakisht
Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandar Vulin ka kërkuar që rruga e Serbisë...
-
Pesë të lënduar në aksidentin në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, dy automjete të përfshira
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mesditë ndërmjet dy au...
-
Rama paralajmëron bizneset për vitin tjetër: S’ka plazhe për restorantet, shezllone për hotelet vetëm për aq sa kanë dhoma
Nga viti tjetër turizmi shqiptar do jetë përballë ndryshimeve thelbësore. Kry...
-
Kurti: Pabarazia gjinore të luftohet, e kemi obligim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se çdo diskriminim ndaj grave du...
-
“Shkoni hapeni Urën pa KFOR-in”: Ramadani reagon pas sulmeve që Feraj i Kurtit i bëri Haradinajt
Hysamedin Feraj, i njohur për logjikë të pervertuar në komentimin e ngjarjeve...