Lajme

Përsëri 8 marsi pritet me protesta

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 03 March 2022

Organizata Joqeveritare “QIKA”, ka njoftuar se me 8 mars do të ketë protestë për drejtësinë e secilës vajzë dhe grua në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, nga kjo organizatë thuhet se ditën e martë të gjithë se bashku do të thërrasin në përgjegjësi institucionet e vendit për neglizhencën që kanë treguar për trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave.

“Papunësinë e varfërinë që prekin më së shumti gratë do t’i kundërshtojmë duke marshuar në rrugët e qytetit e duke u solidarizuar me mesazhe feministe nga dritaret e ballkonet tona. Shtypjen e diskriminimin i luftojmë veç kur jemi bashkë e mirë të organizuar. Hapësira publike dhe ajo private do të hasin në rezistencën tonë. Asnjë grua nuk është e vetme. Rezistenca është e përbashkët”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Po ashtu në këtë njoftim bëhet e ditur se kjo organizatë përkrahë marshin e organizuar nga kolektivi “Marshojmë S’festojmë”, si dhe fton të gjithë qytetarët që të bashkohen./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera