Përse pullat e këmishëve të meshkujve gjenden në anën e kundërt me ato të femrave?

Autori: Gazeta inFokus
12:12 | 13 May 2017
Nëse jeni duke veshur një këmishë të meshkujve, atëherë e shihni se pullat, si zakonisht, gjenden në anën e djathtë. Por, nëse është këmishë e femrave, pullat zakonisht gjenden në anën e majtë – e njëjta gjë mund të thuhet edhe për zinxhirët e xhaketave.
Por përse është kjo dukuri?
Shumë historianë besojnë se e kanë përgjigjen për pyetjen se përse pullat e këmishëve të meshkujve gjenden në anën e djathtë: Shpjegimi më i zakonshëm dhe më i besueshëm është se në kohërat e vjetra rrobat kanë qenë të dizajnuara edhe për të mbajtur armë të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Chloe Chapin, historian i modës, tregon se ky stil ka origjinën në ushtri. Nëse keni një armë të fshehur nën këmishë, atëherë më e lehtë është për ju ta kapni atë me dorën dominante. Pra, nëse pullat janë në anën e djathtë, teorikisht ju mund ta futni dorën e djathtë më lehtë në këmishën apo xhaketën tuaj.

Por, para fillimit të përdorimit të armëve në Evropë, arsyeja për vendosjen e pullave në anën e djathtë kishte qenë më ndryshe. Siç tregon Megan Garber, arsyeja kishte pasur të bëjë me mënyrën se si meshkujt e nxjerrin shpatën e tyre. Thënë më shkurt, kjo traditë kishte mbetur si indikator i një stili mashkullor të jetesës.
Sidoqoftë, pse pullat e këmishës janë të vendosura në anën e majtë te femrat?
Sipas Melanie Moore, themeluese e brendit të këmishëve “Elizabeth & Clarke”, arsyeja për këtë mund të ketë me faktin se pullat nuk janë shpikur deri në shekullin e 13-të, ndërsa asokohe femrat jo domosdoshmërish i vishnin vetë rrobat e tyre.

“Gratë e pasura nuk visheshin vetë, por visheshin nga shërbëtoret”, tregon Moore.
Duke marrë parasysh se shumica e njerëzve e kanë dorën e djathtë dominuese, kishte qenë më e lehtë për shërbëtoret ta mbërthenin një këmishë kur pullat kishin qenë të vendosura në anën e majtë.
Kjo është teoria më e përhapur, por ekzistojnë edhe teori tjera. Një ndër to është se femrat i kanë mbajtur bebet me dorën e majtë, prandaj dora e djathtë u është nevojitur për t’i hapur pullat e këmishës që t’i jep gji bebes.

TĂ« tjera
-
Bllokohet autostrada, mijëra qytetarë drejt Prishtinës në përkrahje të krerëve të UÇK-së
Mijëra qytetarë nga të gjitha qytetet kanë marrë rrugë drejt Prishtinës. K...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme, reshje shiu dhe dëbore
Në Kosovë, javën e ardhshme, pritet të mbajë mot me vranësira, reshje shiu dh...
-
Hamza: Presim pjesëmarrje masive në marshimin për drejtësi
Kryetari i Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka dhënë një deklaratë...
-
Emocionuese: Me këngë patriotike, disa të rinjë marrin rrugën për marshin për UÇK-në
Platforma “Liria ka emër” do të organizojë sot në Prishtinë marsh qytetar dhe...
-
Nëna e Thaçit vesh bluzën me portretet e ish-krerëve të UÇK-së: Liria jeni ju
Hyra Thaçi, nëna e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka veshur një...
-
Mbushen autobusët, qytetarë anëmbanë Kosovës ia mësyejnë Prishtinës për marshim
Sot nga ora 14:00 në Prishtinë do të nis marshi për drejtësi, i organizuar ng...
-
Nis grubullimi i qytetarëve për marshin në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së
Të dielën e 2 prillit në sheshin Zahir Pajaziti, kanë nisur që të tubohen qyt...
-
Zyrtarët serbë “kërcënojnë” me rezistencë, reagon Presidenca: Ata do të jenë përgjegjës për çdo përshkallëzim situate
Ditëve të fundit në veri të Mitrovicës, u është vënë zjarri disa veturave me ...
-
Procesi kundër ish-krerëve të UÇK-së fillon më 3 prill
Ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Haradinaj kujton 86 martirët e rënë në Kralan: Liria e Kosovës mban emrin e secilit prej tyre
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 86 martirët e rënë në Kralan të G...
-
Qytetari nga Skenderaj: Gjykata Speciale e ka bo bërllok krejt
Dhjetëra autobusë u nisën nga Skënderaj drejt Prishtinës për të marrë pjesë n...
-
Hamza niset me qytetarë për Marshin e Drejtësisë
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, së bashku me qytetarë të shumtë janë ...