Përse puçrra ju del gjithmonë në të njëjtin vend?
Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 24 October 2018
Nëse puçrrën nuk e ndrydhni siç duhet, mund të ndodhë që skaji i mukozës së vrimës do të dëmtohet dhe të bëjë që qelbi nga puçrra të rrëshqasë edhe më thellë në lëkurë.
A keni pyetur ndonjëherë përse shpesh ju shfaqet puçrra në të njëjtin vend?
Nëse keni puçërr nën lëkurë e cila nga muaji në muaj shpërthen, mirëpo nuk arrin në sipërfaqe, mase fjala është për cist, transmeton Telegrafi.
Ekzistojnë shumë faktorë të cilët ndikojnë në shfaqjen e puçrrave, nga hormonet, lëkura e papastër dhe vrimat e mbyllura.
Njëri ndër shkaqet e rishfaqjes së puçrrave mund të jetë edhe ndrydhja joprofesionale…Inflamacioni mbetet edhe më tej aktiv dhe në atë vend sërish mund të shfaqet puçrra.
Një ndër shkaqet e shfaqjes së shpeshtë të puçrrave në të njëjtin vend mund të jetë edhe cisti. Nëse ju përsëritet diçka e tillë disa muaj, më së miri është që të shkoni te dermatologu.
Nëse e prekni shpesh fytyrën me duar, p.sh. nëse mbështeteni në bërryl para kompjuterit, ekziston mundësia e madhe që në atë vend shpesh t’ju dalin puçrra.
Nëse bartni syze mund të ndodhë që nuk i pastroni rregullisht, nën pjesën e cila prek hundën shfaqen puçrra të cilat përsëriten. Përpiquni t’i pastroni rregullisht, apo ta pastroni edhe vendin në hundë në të cilin i mbani syzet.
Nëse ndukni qimet nga faqet, atëherë lini vrima të zbrazëta në të cilat mund të hyjnë bakteret dhe ndyrësirat të cilat mund të shkaktojnë puçrra në vendin në të cilin shpesh i eliminoni qimet.
Në faqe mund të keni në të njëjtin vend puçrra për shkak të celularit të cilin e mbështetni për faqe. Celularët janë përplot baktere të cilat lehtë barten në fytyrë dhe krijojnë puçrra. Provoni që sa më shpesh ta dezinfektoni celularin tuaj.
Puçrrat hormonale janë të njohura për shumicën e femrave, sepse shfaqen para menstruacioneve, madje më shpesh në mjekër dhe përgjatë nofullës. Për të penguar shfaqjen e tyre nga muaji në muaj, para fillimit të ciklit, në atë vend shpesh vendosni maskë nga argjila e cila do t’i pastrojë ato zona.
Të tjera
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...
-
Rama nis konsultimin publik për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit
Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku u vra pranë shkollës “Fan Noli” ...
-
Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë k...