Përse prindërit nuk duhet t’ua shpojnë veshët fëmijëve
Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 30 May 2017
Një peticion britanik për të ndaluar prindërit që t’ua shpojnë veshët fëmijëve, për t’u vënë vëthë, ka mbledhur më shumë se 36,000 firma dhe ka ngjallur një valë komentesh nga prindër në të gjithë globin.
Lëvizja nisur nga Susan Ingram, i kërkon ministrit britanik të shtetit për fëmijët dhe familjet, të vendosë kushtin e një minimumi moshe për pirsing në vesh dhe ta bëjë të paligjshme këtë praktikë, për prindërit e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.
“Është një formë keqtrajtimi për fëmijët. Atyre iu shkaktohet dhembje e fortë dhe frikë pa qenë e nevojshme. Kënaqet vetëm vaniteti i prindërve. Meqë format e tjera të dëmtimit fizik të fëmijëve janë të paligjshme, kjo nuk duhet të jetë ndryshe,” përshkruan Ingram në peticion.Mbështetësit kanë lënë komente duke e quajtur shpimin e veshëve abuziv, vanitoz dhe të panevojshëm.
“Është abuzim i pastër me fëmijët. Nëse dikush do e përdorte atë pajisje në një pjesë tjetër të trupit të fëmijëve, do arrestohej dhe gjykohej…” shkruan njëri.Ka dhe nga ata që e quajnë kundërshtimin e hapjes së vrimave të veshëve për vëthë te fëmijët, qesharak, shkruan revista Class.
Në Amerikën e Jugut të gjitha vajzave iu shpohen veshët sapo lindin. Po a është shpimi i veshëve i dëmshëm për një fëmijë? Sipas Akademisë Amerikane të Pediatërve AAP, nëse pirsing bëhet në një mjedis steril dhe tregohet kujdes, ka pak rrezik.
Megjithatë, AAP rekomandon të pritet derisa fëmija të jetë i rritur mjaftueshëm për t’i kërkuar vetë vëthët dhe të ketë mundësi të kujdeset vetë për veshët.
Të tjera
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...