Fun & Video

Përse macet sulmojnë?

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 20 June 2018

Shumë pronarë macesh u ka ndodhur të pësojnë një sulm nga ana e maceve, madje macja mund t’iu zënë pritën dhe më pas t’iu sulmojë. Macja mund të nxjerrë thonjtë por edhe dhëmbët nëse ngacmimi juaj e kalon masën.

‘Armët’ e një maceje shkaktojnë dhimbje, ndaj dhe shumica e pronarëve duan t’i shmangin kafshimet apo gërricjet.

Më poshtë do lexoni se cilat janë arsyet pse macet sulmojnë. Gjithashtu, do t’iu këshillojmë disa mënyra sesi t’i reduktoni këto sjellje të maces tuaj.

-Advertisement-

Arsyet përse macet sulmojnë

Janë lozonjare

Shumë mace kanë energji të tepërta. Ndërsa macet harxhojnë 80% të ditës në gjumë, kur zgjohen ato duan të zbaviten. Kotelet zakonisht kanë dëshirë të luajnë në çdo moment. Ju duhet të luani shpesh me macen tuaj por edhe kur ajo është lërini asaj lodra, që të ketë me çfarë të luajë. Ndryshojani rregullisht lodrat që ajo të mos humbi interesin për to.

Kërkojnë vëmendje

Nëse macja juaj ju sulmon kur ju jeni të zënë me diçka tjetër, ato mund të jenë duke kërkuar vëmendjen tuaj. Kjo është një sjellje e zakonshme për sa i takon felinëve. Dedikojini maces tuaj kohë të mjaftueshme, dhe nëse ajo ju sulmon kur ju keni punë, mos i dedikoni vëmendje.

Janë grabitqare

Loja, për macen tuaj është e domosdoshme, dhe nëpërmjet saj ajo shfaq instinktet e natyrore, fundja fundit macja është një kafshë grabitqare. Inkurajoni macen tuaj të ‘gjuajë’ lodrat që i jepni. Krijoni lodra me mjete rrethanore dhe luani me macen tuaj.

Agresion

Nëse macja juaj është nervoze për shkak të një situate, dhe ju e ngacmoni atë, macet mund t’iu lëshohen juve. Qëllimi i saj nuk është t’iu lëndojë ju, por ajo shkarkon nervat. Kjo ndodh kur macet janë duke vëzhguar mace të tjera nga dritarja ose kur qen ose fëmijë i bezdis. Jini të kujdesshëm qe këto gjëra të mos ndodhin. Nëse ndodhin, mbështilleni macen tuaj me një peshqir dhe vendoseni në një vend derisa të qetësohet.

Frikë-kafshim

Macet e frikësuara, zakonisht përdorin sulmin si një mekanizëm mbrojtës, kur nuk kanë mundësi të fshihen apo të largohen. macet nervoze kanë nevojë që të përballën me situata ku të ndiejnë frikë. Ky proces duhet të zhvillohet gradualisht. macet tejmase nervoze kanë nevojë për trajtim nga ana e veterinerit.

Sjellja seksuale

Pronarët e përgjegjshëm i sterilizojnë macet e tyre, por ka raste që ato manifestojnë sjellje seksuale, për shkak se instinkti i tyre seksual nuk është shuar. Mos i godisni macet tuaja, por gradualisht filloni t’i dhuroni më shumë përkëdhelje. Nëse vini re që macja juaj toleron pak, atëherë pasi ta përkëdhelni jepini një ushqim në shenjë shpërblimi, kështu ajo do fillojë ta shijojë eksperiencën.

Arsye mjekësore

Nëse macja juaj luan më shumë se zakonisht apo sulmon më shumë se zakonisht, sulmi mund të jetë shkak i ndonjë dhimbjeje fizike. Në këtë rast ajo ka nevojë për ndihmë mjekësore. Macet e mëdha në moshë mund të vuajnë nga artriti. Macet me shumë qime mund të fshehin ndonjë gungë nën gëzofin e tyre. Macet të cilat nuk e kanë në karakter të jenë agresive, në rast se shfaqin shenja të tilla duhen çuar tek veterineri për një kontroll të detajuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera