Fun & Video

Përse macet ikin nga rëra kur e bëjnë nevojën?

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 01 May 2018

Shumë pronarë kanë vërejtur që macet e tyre, pasi ta bëjnë nevojën dhe ta mbulojnë, shpejt kërcejnë nga kutia me rërë.

Shumica do të mendojnë që ikin për shkak të aromës së pakëndshme, gjë që nuk është e vërtetë, transmeton Telegrafi.

Macet e bëjnë këtë që nga kohët e lashta, prandaj ai zakon ende është në gjenet e tyre. Që kur kanë jetuar në familje me njeriun, macet në botën e egër e kanë bërë të njëjtën gjë.

-Advertisement-

Aroma e cila lirohet me rastin e kryerjes së nevojës në natyrën e egër ka shërbyer për shënimin e territorit, mirëpo ajo është gjithashtu edhe shenjë e qartë e pranisë së ndonjë kafshe.

Macet në rajonet ku kanë pasur armiq natyrorë, gjithmonë e kanë mbuluar nevojën e tyre, pastaj kanë ikur sa më shpejt dhe sa më larg nga ai vend.

Pikërisht për këtë shkak edhe macet tuaja e bëjnë të njëjtën gjë. Mirëpo, kjo vlen vetëm për macet e shëndetshme.

Nëse macja është e sëmurë, menjëherë do të dalë nga rëra dhe nuk do ta mbulojë nevojën. Kështu pronarit i bën me dije që është e sëmurë.

Sëmundjet të cilat e shkaktojnë sjelljen e tillë janë: infeksionet urinare, gurët në veshka, inflamacioni i zorrës së trashë apo rektumit, si edhe inflamacioni i gjëndrave anale, pastaj alergji të ndryshme dhe ndjeshmëri ndaj ushqimit. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera