Sport

Përqafimi i ngrohtë i Agim Ademit me Edon Zhegrovën

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 08 October 2024

Federata e Futbollit të Kosovës ka shpërndarë disa fotografi të realizuara gjatë stërvitjes së sotme të kombëtares.

Një nga fotografitë e cila u ka rënë më së shumti në sy ndjekësve, ka qenë ajo e kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, me futbollistin Edon Zhegrova.

Kjo për shkak se është raportuar për një raport jo edhe aq të mirë mes Ademit dhe Zhegrovës.

-Advertisement-

Ndryshe, kombëtarja e Kosovës është duke u përgatitur për dy ndeshje mjaft të rëndësishme në kuadër të Ligës së Kombeve.

Fillimisht, Kosova do të udhëtoj në Lituani, ndërsa më pas do ta pres Qipron në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera