Në ditën e parë në detyrë, Trump falë 1,500 persona të akuzuar për përfshirje në sulmin ndaj Kapitolit

Autori: Gazeta inFokus
08:12 | 21 January 2025
Presidenti Donald Trump, në ditën e parë të tij në detyrë përmes një urdhri ekzekutiv fali 1,500 persona të dënuar për akuzat që lidhen me sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit, duke përmbushur një premtim të përmendur shpesh gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024.
Gjatë një ceremonie të nënshkrimit të urdhrave ekzekutivë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump tha se ka ulur dënimet për 14 persona të dënuar për veprime të dhunshme gjatë sulmit ndaj Kapitolit.
Udhëheqësit e organizatave të ekstremit të djathtë “Proud Boys” dhe “Oath Keepers” janë ndër ata që po vuajnë dënime me burg për rolin e tyre në veprimet e dhunshme në Kapitol. Më shumë se 600 persona janë akuzuar për sulm ose pengim të policisë gjatë protestës së dhunshme, sipas të dhënave të Departamentit të Drejtësisë.
Presidenti Trump u zotua gjatë fushatës së tij të vitit 2024 të falte shumë prej të akuzuarve, duke argumentuar se ata ishin trajtuar në mënyrë të padrejtë nga sistemi ligjor.
Ai më pas nënshkruajti urdhra ekzekutivë mbi çështje të ndryshme, përfshirë emigracionin, kufirin SHBA-Meksikë, qeverinë federale dhe çështje të tjera.
Më herët pas një fjalimi para mbështetësve të tij në sallën e sportit “Capital One Arena” në Uashington, Presidenti Trump anuloi 78 urdhra ekzekutivë të adminstratës së mëparshme.
Në mesin e 9 urdhrave ekzekutivë të Presidenti Trump është tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, e cila është kritikuar gjerësisht nga republikanët. Presidenti Trump dhe ligjvënësit republikanë i kanë kritikuar politikat e administratës së Presidentit Biden për ndryshimet klimatike si veprime që dëmtojnë bizneset dhe ekonominë amerikane.
Presidenti Trump gjithashtu nënshkroi një urdhër për pezullimin e përkohshëm të punësimeve të reja në qeverinë federale në përjashtim të ushtrisë dhe një dekret tjetër për të pezulluar përkohësisht miratimin e rregullave të reja federale nga agjencitë qeveritare.
Republikanët dhe Presidenti Trump kanë kritikuar rregullat e tepërta të qeverisë federale, duke thënë se ato po ngulfasin bizneset dhe po pengojnë zhvillimin ekonomik të vendit./VOA

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten pritet mot kryesisht me diell, me acar të fortë gjatë orëve të...
-
Gashi dhe Bekteshi nga takimet në Prishtinë dhe Obiliq: Vizioni i LDK-së po gjen gjithnjë e më shumë përkrahje
Kandidatët për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Xhafer Gashi me numë...
-
Krasniqi për fjalorin e VV-së: S’po e kursejmë Kurtin, por qytetarëve po duam t’iu japim vizion
Kryetari i Partisë Demokratikea të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në emisionin...
-
Ahmeti: Në Ribarin e Madh u pritëm me energji dhe emocion që tregon se jemi nisur veç për fitore dhe asgjë më pak
Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahme...
-
Lushtaku: Çdo ditë e më afër fitores së madhe, 100 herë dhe përzemërsisht faleminderit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka ndarë pamje ng...
-
Ferat Shala: Më 9 shkurt së bashku nisim një kapitull të ri për Kosovën, një kapitull për një Kosovë më të mirë
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Sha...
-
Krasniqi: Me Hamzën kryeministër të gjitha premtimet do të realizohen
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në emisionin ...
-
Rrezarta Krasniqi: Një votë, një vendim – 36 për ndryshim
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Osmani: Amerika udhëhoqi rrugën dhe bota demokratike e ndoqi në mbështetje të lirisë së Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka përmendur presidentin historik të Kosovës, Ibrahi...
-
Bedri Hamza i fton qytetarët në tubimin përmbyllës: Shihemi të shtunën në sheshin Zahir Pajaziti
Bedri Hamza i ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë masivisht në tubimin përm...
-
Kryeministri japonez përballë sfidës për ruajtjen e balancave në takimin e parë me Presidentin Trump
Kur kryeministri i Japonisë Shigeru Ishiba të takohet të premten me President...
-
Luta thotë se 8000 gjilanas ishin sonte në shesh
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Lutfi Haziri, k...