Sport

Përpos Cityt, Sanchezin e do edhe ky klub anglez

Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 30 October 2017

Ky mund të jetë sezoni i fundit i Alexis Sanchezit në Arsenal, raporton zeri.info.

Sulmuesit kilian i skadon kontrata me “Gunners” në verën e vitit 2018 dhe “Topçinjtë” po planifikojnë ta shesin atë gjatë janarit për të mos e humbur pa fituar para në qershorin e vitit të ardhshëm.

Prandaj, Arsene Wenger, pasi është dorëzuar me faktin se lojtari nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën, po mendon ta sistemojë në një klub nga i cili sigurisht se kërkon të nxjerrë sa më shumë para.

-Advertisement-

Tabloidi britanik “The Sun” shkruan se ish-futbollistit të Udineses dhe Barcelonës ia ka vënë syrin Evertoni.

 

Për ta blerë Sanchezin një klub duhet t’i shpenzojë rreth 30 milionë funte.

Dhe pronari i “Toffees”, Farhad Moshiri është i vendosur ta sjellë përfaqësuesin kilian në “Goodison Park” për ta bërë një sulm të frikshëm me të dhe Wayne Rooneyn. /Zëri/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera