Lajme

Përplasje pozitë – opozitë, Basha, Hotit: Me urdhër të Grenellit e rrëzuat Qeverinë Kurti

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 22 February 2023

Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur kundër marrëveshjes ndërkombëtare financiare, që sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, do të mundësonte reformimin e skemave sociale dhe pensionale.

Në lidhje me deklarimin kundër kësaj marrëveshje nga ana e LDK-së, replikoi deputeti i VV-së, Dimal Basha, i cili tha se të njëjtën marrëveshje, partia e tij e kishte votuar në kohën kur kryeministër ishte Avdullah Hoti.

“Kjo marrëveshje është votuar në kohën kur Hoti me urdhër të Grenellit e ka rrëzuar Qeverinë Kurti dhe ne prapë në opozitë i kemi votuar ato marrëveshje ndërkombëtare”, është shprehur Basha.

-Advertisement-

E, kundëreplikë pati deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili tha se “atë qeveri e kanë rrezuar votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës”.

“Ajo qeveri s’e ka merituar ta vazhdojë mandatin atëherë, siç nuk e meriton as qeveria ekzistuese të vazhdojë mandatin më shumë. Por, rregullat e demokracisë janë të tjera dhe kështu vazhdojmë”.

“Çfarë qeverie është ajo që s’mund t’i paguaj pensionet dhe asistencat sociale? Të mjerë keni qenë dhe të mjerë jeni” është shprehur Hoti, njofton Klankosova.tv.

Në lidhje me marrëveshjen ndërkombëtare financiare që do të mundësonte reformimin e skemave sociale dhe pensionale u deklaruan VV-ja, PDK-ja e AAK-ja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera