Lajme

Përplasje mes Zemajt dhe Gjyqtarit

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 20 December 2017

Në seancën ku po mbahet gjykimi i dy deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe Donika Kadaj Bujupit, dëshmitarë lidhur me veprimet për të cilat akuzohen këta deputet, është edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, shkkruan Infokusi.com

Zemaj ka dëshmuar se nuk është lënduar gjatë hedhjes së gazit lotsjellës.

“Unë nuk kam pas as asnjë pengese personalisht dhe seanca është mbajtur” ka dëshmuar Zemaj
Ai ka pranuar se gazi lotsjellës është hedhur por ka mohuar ta ketë parë kush e ka hedhur.
Zemaj është pyetur nëse e ka parë Albin Kurtin në vendin ku është hedhur gazi.

-Advertisement-

“Në pjesën ballore pothuajse kanë qenë të gjithë deputet e opozitës e mes tyre edhe Albin Kurti” ka rrëfyer Zemaj.

Ai ka shtuar se në fillim nuk e ka ditur se tymi ishte gaz. “Fillimisht nuk e kam ditur që është gaz por në mua ska pas ndonjë efekt dhe kam qëndruar deri në fund” ka rrëfyer Zemaj.

Tutje Zemaj gjatë deklarimit të tij ka përmendur Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limajn, me ç’rast gjyqtari nuk e lejon të futet në protokoll.

Portali “Infokusi.com” ka mësuar se Zemaj gjatë seancës gjyqësore i është drejtuar trupit gjykues duke u thënë se po flasin njëkohësisht edhe gjykatësi edhe prokurori ndërsa gjykatësi i ka tërhequr vërejtën

Madje Gjykatësi i është drejtuar Zemajt se do ta dënoj me 1 mijë euro nëse flete dhe një herë pa i dhënë fjalën.

Seanca është duke vazhduar me pyetjet e avokatëve.

Kujtojmë që gjatë kësaj seancë gjyqësore nuk janë lejuar të marrin pjesë mediat./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera