Lajme

Përplasje mes Tahirit dhe Konjufcës: A duhet me marrë shishen me i mshu tavolinës për me marrë vesh

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 11 May 2022

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri me të nisur seanca plenare në Kuvendin e Kosovës, ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit, ku i pakënaqur me mossjelljen e ligjeve në Kuvend, u shpreh se nuk është zgjidhje goditja me shishe në tavolina për të kuptuar një gjë të tillë.

“A duhet me marrë shishen me i mshu tavolinës për me marrë vesh dhe me i sjell ligjet që i keni, a duhet me i mshu tavolinës me ju thënë me sjell ligjin e pagave”, tha Tahiri.

Tutje ai shtoi se kjo mënyrë nuk i ka hije Kuvendit të Kosovës.

-Advertisement-

Ndërsa, kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se Tahiri keqpërdori foltoren e Kuvendit.

“Për herë të parë po ta them shumë keq e keqpërdore foltoren e Kuvendit. Ta dhash fjalën për tjetër gjë, kështu nuk kam qejf me ndodh në Kuvend të Kosovës, duhet me pas respekt”, tha Konjufca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera