Lajme

Përplasje mes Dugollit dhe Berishës: Kurti ua bëri qejfin juve, ju keni dashtë Asociacion

Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 28 February 2023

Profesori Bujar Dugolli ka polemizuar në emisionin Pressing në T7 me Besnik Berishën lidhur me planin franko-gjerman.

Dugolli tha fillimisht se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka pranuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013. Ai po ashtu përmendi deklaratën e Aleksandar Vucic që Kurti nuk pranoi të themelohet Asociacioni.

Ndërkohë këtu ndërhyri Berisha, i cili e pyeti se a e ka pranuar apo jo Kurti Asociacionin.

-Advertisement-

“A e ka pranuar apo jo? Këtë duhet ta dimë”, tha ai.

Dugolli ia ktheu duke i thënë se Kurti nuk krijon Asociacionin tjetër, përveç asaj që ka thënë vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Kurti ua bëri qejfin juve, ju keni dashtë Asociacion”, tha ai.

Berisha ia ktheu përsëri, duke thënë se ish-kryeministri Isa Mustafa e negocioi marrëveshjen e vitit 2013 në atë mënyrë që të mos ketë lëshime.

“Kush e vuri pikën e fundit që kërkon një mendim nga Gjykata Kushtetuese në marrëveshje. Ishte Mustafa”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera