Lajme

Përplasje LVV-LDK për Ligjin e Pagave

Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 21 December 2022

Kuvendi i Kosovës nesër në seancën e radhës do të voton Projektligjin për Paga dhe atë për Zyrtarët Publikë. Lidhur me këtë temë janë përplasur deputeti Valon Ramadani nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Shkëmb Manaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Valon Ramadani deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, tha në RTK se Ligji për Zyrtarët Publikë dhe ai për Paga dhe janë dy ligje shumë të rëndësishme për administratën tonë publike,

“Nesër në ora 10:00 bëhet do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Zyrtarët Publikë dhe ky ligj ishte i shumëkërkuara dhe shumë diskutuara. Me miratimin e këtij ligji, vendit tonë do ti shtohen mundësi të shumta për hapje e konkurseve, të administratës, si dhe mundësi për të gjithë ata profesionistë që vijnë nga sektori privat nga studimet, që të kenë mundësi të angazhohen në administratën tonë”, tha ai.

-Advertisement-

Sipas Ramadanit edhe Ligji për Pagat është një çështje që është shumë me rëndësi. Ky ligj sipas tij e zvogëlon pabarazinë në Kosovë.

“Sot janë mbi 60 ligje dhe aktet në fuqi që e rregullojnë këtë çështje në Kosovë. Me ligjin e ri për paga do të rregullohet çështja e të ardhurave të mbi 80 mijë punonjësve që marrin paga nga shteti Sot pabarazia është shumë e madhe një 1 me 20 kurse me ligjin e ri që pritet të miratohet dallimi do të jetë një me 4.75.

Manaj: Keni qëllim ta kapni administratën me militantë partiakë

Kurse Shkëmb Manaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tha se ky projektligj është vonuar dhe nuk ka pasur nevojë që të vonohet, sepse edhe ne qeverisjet e kaluara ka qenë një Ligj i Pagave që ka kaluar në Kuvendin e Kosovës, i cili pastaj është rrëzuar nga gjykata kushtetuese

Manaj tha se e mirëpresin këtë Ligj që të bëhet, por mënyra e qasjes nga shumica nuk është më e mira.

“Mirëpresim që ky Ligj të bëhet, dhe është më se i nevojshëm sepse pagat në sektorin publik të Kosovës janë të përcaktuara me shumë vendime, me shumë akte të institucioneve. Ajo çka nuk është në rregull është se nuk është përcaktuar koeficienti i pagës, ende asnjë zyrtarë publik i republikës së Kosovës nuk e din cili do të jetë koeficienti i përcaktuar me ligj”, tha Manaj.

Manaj tutje ka thënë se kjo është tendencë e qeverisë aktuale që Ligjin për Pagat të mos e zbatojë deri në vitin 2024.

Ramadani tha se miratimi i këtyre ligjeve do tua bëjë më dije zyrtarëve publikë se ai që dëshiron të bëjë pare duhet të merret me biznes e jo si deri më tani. Pas kësaj reagoi deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj “Që e keni qëllimin me ndryshua Ligjin për zyrtarët publikë dhe me e spastrua administratën publike dhe që ta kapni pastaj me militant partiak”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera