Sport

Përplasja e Besar Halimit me Challandes vazhdoi deri në dhomat e hotelit

Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 27 March 2019

Mesfushori Besar Halimi pas ndeshjes Kosovë – Bullgari ishte shumë i frustëruar.

Në një moment, mesfushori që luan te Brondby u vërsul në drejtim të selektorit duke bërtitur e shfaqur pakënaqësi.

Ishin bashkëlojtarët e Halimit te Kosova që intervenuan për ta qetësuar atë. Pas ndeshjes, trajneri Bernard Challandes është pyetur rreth kësaj çështje.

-Advertisement-

“Nuk e di çfarë ndodhi. Ndoshta Halimi nuk ishte i kënaqur që nuk ka luajtur nga fillimi” deklaroi Challandes.

Por, kjo situatë nuk ka përfunduar me kaq. Indeksonline ka raportuar sot se selektori Challandes e ka vazhduar çështjen ne hotel ku ia ka ngritur zërin 24 vjeçarit.

Halimi është penduar për veprimet e tij dhe i ka kërkuar falje trajnerit. Mbetet të shihet nëse zvicëriani ia ka falur Halimit dhe kjo çështje do t’i takojë të kaluarës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera