Lajme

Përplasen Shpend Ahmeti dhe Blerand Stavileci

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 18 August 2017

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci janë përplasur mes vete përmes postimëve në “facebook”.

Fillimisht Stavileci kishte publikuar një postim në të cilin  e kishte akuzuar Ahmetin se kishte shkuar në Milano me  taksa të prishtinasve derisa  Prishtina ishte shndërruar në moçal kundërmues prej shiut, transmeton Infokusi.com

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ahmetit i cili ka thënë se Stavileci “ ka rreshqit”

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni postimet e Stavilecit dhe Ahmetit:

 (Postimi i Blerand Stavilecit)

“Kur do duhej të ishte në krye të detyrës, iku prej punës dhe e la Prishtinën si moçal kundërmues prej shiut. Edhe biletën për në Milano sigurisht me taksa të prishtinasve e ka paguar. Ndërsa, në vend se të ndjehej i vonuar për t’u shërbyer qytetarëve, ai ndjehej i vonuar për ta parë lojën. Mbase i ka kompleksuar edhe policinë italiane dhe nuk i kanë besuar se është Kryetar i Prishtinës, kur ia kanë bërë “searching” dhe e kanë parë se Prishtinën e ka përmbytur shiu në po të njëjtën ditë!

Pra, menjëherë e kanë vërejtur papërgjegjësinë e tij dhe një i papërgjegjshëm edhe mashtron e gënjen.

Kur u raportua se ishte arrestuar, nisi menjëherë me metodologjinë perfide të Jahtit: Jo, nuk kam qenë/Jo, kam qenë! – duke përmendur këtë radhë “Maltretime të Shengenit”, një gënjeshtër tjetër e kulluar kjo, sepse, sipas asaj që vetë po e thotë, ai nuk është ndalur për verifikim vize, por për verifikim identiteti për shkak të ndonjë “red note” të Interpolit. Plus ky paska lëvizur edhe me pasaportë të Shqipërisë. Pra, as 10 orë nuk i zgjati gënjeshtra!

“Maltretimet e Shengenit”, të cilat këta i përdorin për t’i kamufluar gënjeshtrat e tyre, nuk do ekzistonin fare nëse do e votonin demarkacionin me Malin e Zi.

Shpend Ahmeti në spanjisht po më thonë qenka Pajaro Lobo, me kuptim: Zog Ujku!

Zog po, por ky i joni vetëm harabel dhe i vonuar!”/INFOKUSI

(Postimi i Shpend Ahmetit)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera