Lajme

Përplasen Haxhiu e Beqa

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 19 March 2018

Mos përkrahja e një mocioni të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka shtyrë deputeten Albulena Haxhiu dhe deputetin e PDK-së e Hajdar Beqën që të kenë një përplasje në Komisionin për Legjislacion dhe Mandate.

Meqë deputeti Beqa me zë të lartë tha se mocioni nuk është  i qartë, deputetja Haxhiu kërkoi nga ai që mos ta ngrisë zërin dhe të mos këtë tendencë në këtë drejtim, shkruan Infokusi.

“Jam për me shqyrtua kërkesën e Vetëvendosjes dhe të çdo deputeti që bënë kërkesë këtu apo Grupi Parlamentar. Unë isha shumë i qartë, nuk është i qartë mocioni, nuk tregon çka është ka doni, nuk tregon se cilat dispozita janë shkelur dhe nuk ka rekomandim. Çka me i rekomandua ne Kuvendit? Unë po propozoj të kthehet mbrapa”, tha Beqa.

-Advertisement-

Ndërkaq Haxhiu, këtu ndërhyri, duke i thënë: “Po të dëgjojmë të gjithë nuk ke nevojë me ngritë zërin dhe as me pas tendencë në këtë drejtim”.

Më pas edhe Beqa ia ka kthyer duke i thënë se nuk ka nevojë ta ngritë zërin as ajo.

Anëtarët e komisionit me shumicë votash kanë kthyer mbrapa për përpunim mocionin e GP të Vetëvendosje që supozohet se ka pasur shkelje të rregullores së Kuvendit të Kosovës në një prej seancave të kaluara në Kuvend.

Pas këtij debate, Komisioni ka miratuar në parim Projektligjin për Gjykatat, i cili për Korab Sejdiun, anëtar i Komisionit, ky projektligj fuqizon gjyqësorin, edhe pse sipas tij, ka disa nene që lënë mundësi për korrupsion në këtë sektor, andaj kërkoi që ky lëshim duhet të rregullohet.

Ai ka kërkuar që me këtë ligj, çdo gjykatë ta ketë nga një bashkëpunëtor profesional, ngaqë do të kishte të ketë  më shumë efikasitet në këtë fushë.

“Këtu po flasim për miliona euro të shtetit, që pastaj përveç që qytetarët do të abuzohet do të ketë pritje shumë vjeçare, njëkohësisht do të hap mundësinë për korrupsion. Po ashtu do ta pamundësoj edhe më tutje mbrojtjen e shtetit të Kosovës, pasi që edhe në Prishtinë në pjesën dërmuese të seancave administrative avokatura e shtetit nuk ka kapacitete dhe nuk merr pjesë në mbrojtje të shtetit”, ka thënë Sejdiu.

Anëtari tjetër i komisionit, Sami Kurteshi ka thënë se pragu i fitimit të gjyqtarëve nga 25 përqind jashtë profesionit është i lartë, ngase ka shumë lëndë të pazgjidhura nëpër gjykata.

“Pragu i fitimit jashtë profesionit edhe 25 për qind është jashtëzakonisht I madh, kur e marrim parasysh se kanë mbetur prej 350 mijë – deri 400 mijë lëndë që presin për zgjidhje. E dyta, unë e mbështes edhe propozimin për një bashkëpunëtorë profesional, realisht në gjyqësorin tonë ky është një problem shumë I madh që nuk trajtohet si duhet”, ka thënë Kurteshi.

Kryetarja e Komisionit, Albulena Haxhiu, ka përkrahur këtë projektligj në parim, derisa tha se në lexim të dytë do t’i shprehin vërejtjet për projektligjin për Gjykatat.

Komisioni  në këtë mbledhje  ka miratuar marrëveshjen për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar. /INFOKUSI.COM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera