Lajme

Përplasen dy vetura tek Mensa e Studentëve në Prishtinë, lëndohet një person

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 29 January 2022

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:00 afër Mensës së Studentëve në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin për Infokusin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili gjithashtu njoftoi se nga ky aksident është lënduar një person.

“Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.

-Advertisement-

Ndërkaq, ai njoftoi se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

“Hetuesit policor nga njësiti i trafikut rajonal po merren me rastin”, njoftoi zëdhënësi i policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera