Përpjekjet e qytetarëve për ta kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara, Policia raporton rastet e 24 orëve të fundit
Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 21 May 2023
Policia e Kosovës ka raportuar dy tentativa për kalim të kufirit me dokumente të falsifikuara në 24 orët e fundit.
Sipas Policisë, rasti i parë ka ndodhur në pikën e Dheut të Bardhë, ku një familje me katër fëmijë kanë prezantuar dokumente të falsifikuara.
“I dyshuari dhe e dyshuara kosovar/e, të cilët ishte duke udhëtuar në linjën Prishtinë – Gjenevë, për vete dhe për katër fëmijët e tyre të mitur kanë prezantuar dokumente-pasaporta të Republikës së Maqedonisë Veriore të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, pasi që të njëjtit kanë prezantuar edhe dokumente shtesë identifikimi të Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, edhe në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, një i dyshuar prezantoi pasaportë të falsifikuar, e cila është sekuestruar nga policia.
“I dyshuari mashkull kosovar i cilët ishte duke udhëtuar në linjën Prishtinë – Bazel, ka prezantuar pasaportë të shtetit të huaj e cilat dyshohet se është falsifikuar, pasaporta është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, bën të ditur njoftimi.
Të tjera
-
Gashi shprehet i nderuar që u prit nga miku i tij, Konjufca në Prishtinë
Gjatë ditës së djeshme, në Kosovë për vizitë zyrtare erdhi kryetari i parlame...
-
Manastiri i Graçanicës si këmbimore, thyen eurot për dinarë
Janë kulte fetare e veprimtaria e tyre do të duhej të ishte predikimi i fesë,...
-
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë
Ministria e Financave ka njoftuar se më 03 dhjetor do të mbahet ankandi i pes...
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...
-
Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe ceni...
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...